Konflikti i emrit, në Greqi edhe feja apel për zgjidhje
Kryepeshkopi i Selanikut, Antimus, edhe festën e Pashkëve e ka shfrytëzuar për promovimin e qëndrimeve greke lidhur me çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë. Në vend të lutjeve dhe porosive për mirësi, Antimus ka mbajtur një fjalim politik nëpermjet të cilit ka kërkuar që besimtarët ta mbështesin linjën e kuqe greke për çështjen e emrit. Por edhe zëvendësministri i punëve të jashtme, Dimitris Drucas, nuk është përmbajtur të dërgojë porosi deri të kreu shtetëror i Maqedonisë edhe për festën e Pashkëve. Drucas ka theksuar se emri Maqedonia Veriore është zgjidhja e dëshiruar për Athinën dhe se ky emër do të negociohet në raundin e ri të bisedimeve që do të zhillohen në mesin e muajit prill.