E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani tronditet nga sulmet, 40 viktima

Pakistani është përgjakur gjatë orëve të paradites të së hënës. Disa sulme kanë tronditur vendin, së pari një kamikaz ka provokuar vdekjen e të paktën 36 viktimave të mbledhur në një takim të partisë nacionaliste Pashtun në rajonin Lower Dir, e më pas është goditur qyteti i Peshawar, ku bilanci provizor flet për të paktën 6 të vdekur, ndër të cilët 4 atentatorë dhe një agjent i policisë. Mediat lokale raportojnë se përleshje të armatosura janë regjistruar ndërmjet forcave të sigurisë paksitaneze dhe të dyshuarve si atentatorë dhe shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur në afërsi të konsullatës amerikane për më shumë se 30 minuta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›