E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ingushteti, dy viktima nga atentatet



Të paktën dy persona kanë humbur jetën nga disa atentatet e mëngjesit të së hënës në Ingusheti dhe sipas burimeve policore, bëhet fjalë për dy policë. Një shpërthim i parë, i shkaktuar nga një kamikaze, tronditi rajonin rus të Ingushetisë dhe për pasojë dy persona vdiqën, një polic e vetë atentatori. Kamikazi hodhi veten në erë përpara stacionit të policisë. Shpërthimi ndodhi në Karabulak, rreth 20 km nga kryeqyteti Magas. Pak më pas, një shpërthim i dytë u regjistrua në të njëjtën zonë dhe sipas një zëdhënësi të policisë , nje tjetër polic u vra. Shpërthimi i dytë u shkaktua nga lënda plasëse e fshehur në një makinë të parkuar në afërsi të komisariatit. Ingushetia është një nga republikat e paqëndrueshme e Kaukazit rus, bën të ditur agjencia e lajmeve "Interfax".
Ndërkaq mediat ruse bëjnë të ditur se njëra nga sulmueset vetëvrasëse në metrotë e Moskës, mund të jetë mësuesja 28 vjeçare Marjam Sharilova.
"Novaja Gazeta" citoi të atin e kamikazes, të ketë thënë se vajza në foto, duket si e bija e tij dhe ishte e veshur ashtu siç e kishte parë herën e fundit. Gruaja ishte larguar nga shtëpia e saj në provincën e Dagestanit një ditë para sulmeve të 29 marsit, të cilat shkaktuan të paktën 40 të vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›