E Shtunë, 31 Tetor 2026

Steinberg në Kosovë të mërkurën


Zëvendës sekretari i Shtetit, James Steinberg, të mërkurën, më 7 prill, do të vizitojë Kosovën, në kuadër të turneut në rajon, raporton Reuters.

Javën e kaluar, Steinberg tha se pavarësia e Kosovës ka qenë forcë për stabilitetin në rajon dhe se Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në dy vitet e para si shtet i pavarur.

Steinberg tha se një nga çështjet për të cilën dëshiron të bisedojë është si të lehtësohet puna e EULEX-it në Kosovë dhe si të ndërtohen ura mes dy komuniteteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›