Ndahet nga jeta Minella Borova, aktori korçar vdes në moshën 66-vjeçare
Argjentinë- Aktori i mirënjohur korçar, Minella Borova, është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare. Ai vdiq në Buenos Ajres, Argjentinë, ku kishte disa vite që jetonte atje.
Minella Borova ka lindur më 22 shkurt 1947, në qytetin e Korçës. Më 1969 mbaroi studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura, për aktrim. Për 10 vjet punoi si aktor pranë teatrit A.Z. Çajupi në Korçë. Më pas për 14 vjet, punoi si pedagog në Akademinë e Arteve të bukura në Tiranë. Ka realizuar rreth 50 role në skenën e teatrit, si ne Njollat e murme, Qyteti i akuzuar, Mësuesi i letërsisë si dhe mbi 30 karaktere në kinematografinë shqiptare, si tek filmat e sukseshëm Rrugë të bardha, Në fillim të verës, Udhëtim në pranverë, I paharruari, I treti, etj.
Më 1993 emigron në Buones Aires, Argjentinë, ku vazhdon të jetojë me gjithë familjen e tij. Ai ka interpretuar ne teatrin San martin, në Buones Aires, pjesë teatrore të cilat I ka sjellë edhe në disa festival kombëtare e mdërkombëtare të organizuara në Shqipëri (Tiranë, Elbasan, Pogradec), Kosovë, maqedoni etj. Ku puthen dy oqeanet është vëllimi i tij i parë poetik.