E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti i pronësisë në Laç, vriten 3 persona

Tre persona kanë gjetur vdekjen pas një konflikti për motive pronësie.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:50 pranë gjykatës së Laçit ku dy vëllezërit Lekë dhe Pal Syziu  janë konfliktuar me shtetasin Arben Klosi. Mësohet se sherri mes dy vëllezërve Syziu dhe Klosit ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve nga të dy palët dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen dy vëllezërit si edhe shtetasi Arben Klosi.

Mësohet se 50-vjeçari Lekë Syziu ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa vëllai i tij Pal Syziu edhe pse u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Gjithashtu disa orë më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Laçit edhe shtetasi Arben Klosi.

Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Florion Klosi i cili dyshohet se ka marrë pjesë në konfliktin me dy vëllezërit Syziu ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›