Fokus/Shfaqet në Tiranë përfaqësuesi i Internacionales Socialiste
Kur në qershor të 1924 Fan Noli nëpërmjet një grushti shteti mori pushtetin qeverinë e tij, e njohu i pari dhe i fundit Bashkimi Sovjetik. Në një version më qesharak, më 24 qershor të 2013, në selinë e Edi Ramës u pa sekretari Përgjithshëm i Internacionales Socialiste Luis Ajala, një ish-komunist mbështetës i Bashkimit Sovjetik që doli përpara kamerave të televizioneve për dhënë idenë e mbështetjes ndërkombëtare të Edi Ramës. Në fakt, ndërkombëtarët më shumë se kush fiton në Tiranë janë të interesuar në radhë të parë për stabilitetin e vendit dhe në radhë të dytë për standardet e zgjedhjeve. Pavarësisht atentatit të kandidat të PD në Laç nga segmente të krimit të botës së krimit të lidhur jo me pushtetin, i gjithë procesi zgjedhor ishte një sukses për t’u përshëndetur i qeverisjes Berisha. Edi Rama mund të thojë ç’të dojë për fitore apo për humbje, por për zgjedhjet s’ka çfarë thotë sepse zgjedhje me të lira nuk ka pasur ndonjëherë në vend pavarësisht se cila parti ka qenë në qeveri. Në ditën që do të certifikohet rezultatit, prej atij moment do të filloj të kuptohet drejtimi që ka marrë vendi. Padyshim, mandati i dytë është konsumoi shumë energji Partisë Demokratike, që ishte e dënuar të merrte një rezultat më poshtë se ajo e 2009. Ndaj në këto momente po flasim ky parashikim po del i drejtë. Megjithatë asgjë nuk legjitimon daljen revanshiste të një njeriut të Kominternit duke na sinjalizuar një rikthim të kulturës bolshevike në diskursin publik. Edi Rama duhet të bëjë shumë kujdes me mesazhet që përcjell nëpërmjet njerëzve të Internacionales si një presion ndaj procesit zgjedhor.