Qëndrimi i BE-së për zgjedhjet do pasqyrohet në progres raport

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi
Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi në një prononcim për mediat theksoi se qëndrimi i BE-së për zgjedhjet në Shqipëri do të pasqyrohet në progres raportin që do të publikohet në tetor. “Dua të them dy gjëra. Së pari ne e kemi vëzhguar procesin dhe së dyti ne kemi mbështetur OSBE/ODIHR-in duke financuar edhe qëndrimin e vëzhguesve në Shqipëri. Së treti ne e kemi thënë se këto zgjedhje janë një test kyç për mirëfunksionimin e institucioneve demokratike shqiptare. Së katërti ne kemi mbështetur OSBE/ODIHR-in por jo vetëm atë pro të gjithë vëzhguesit. Sa i përket vlerësimit tonë ai do të jetë sipas raportit që do të nxjerrë OSBE/ODIHR-i dhe kjo do të jetë edhe në progres-raportin në tetor” - theksoi Sequi. Ambasadori Sequi gjithashtu theksoi se procesi i numërimit të votave duhet të përfundojë në respekt të kodit zgjedhor. “Numërimi është tejet i rëndësishëm, pasi kur flasim për procesin e zgjedhjeve nuk duhet të flasim vetëm për votimin por edhe për numërimin. Dhe ne natyrisht shpresojmë që ai të përfundojë në përputhje me kodin zgjedhor të Shqipërisë. Kryetar i delegacionit të PE dhe zoti Eduard Kukan ishte mëse elokuent në deklaratat e tij” u shpreh Sequi.
Eurokomisioneri Fyle: Përmbyllni numërimin qetë, që të ecni drejt integrimit në BE/Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle përshëndet zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Në një postim në rrjetin social ‘Twitter”, Fyle vlerëson se zgjedhjet ishin të qeta, ndaj dhe procesi i numërimit duhet të mbyllet në këtë linjë. “Mirëpresim zgjedhjet e qeta ne Shqipëri. Mirëpresim zgjedhjet e qeta në Shqipëri .Procesi zgjedhor duhet përmbyllet në këtë linjë. Procesi duhet mbyllur me standarde ndërkombëtare për të ecur drejt integrimit në BE”, shkruan Fyle.