Konflikti në familje, në javë 50 dosje në gjykatë
30/05/2005 Grabiten javën e kaluar 40 makina e 15 banesa. Burimet jozyrtare, flasin për 2 zhdukje, mohojnë zyrtarët
TIRANË- Kjo javë shënoi në kryeqytetin shqiptar, vjedhjen e rreth 40 makinave, të rreth 15 banesave, dërgimin në gjykatë të mbi 50 çështjeve të konflikteve në familje, kryesisht për shkak të pasurisë, varfërisë, e një pjesë prej tyre, janë divorce. Burimet policore, bëjnë të ditur se gjatë javës së shkuar, janë regjistruar edhe 2 denoncime për zhdukjen e dy vajzave 18 dhe 20 vjeç. Njëra prej tyre, sipas këtyre burimeve, banon te "21 Dhjetori", ndërsa tjera, tek "Farmacia 10". Zërat zyrtarë të Policisë së kryeqytetit, i mohuan kategorikisht këto raste.
Makinat
Nga disa të dhëna jozyrtare nga komisariati numër 1, mësohet se përgjithësisht vihet re një ekuilibër në rastet e grabitjeve të makinave, ndonëse javën që kaloi, ky numër nuk i kaloi 6 grabitje në ditë. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës, flasin për një numër më të vogël, që sipas tyre, mund të shkojë deri në 4 grabitje makinash në ditë. Nga të dyja burimet e policisë, pranohet se zona më e prekur nga grabitjet është zona e "Tiranës së Re", përballë lokal "Tajvanit" e në stadiumin "Qemal Stafa", ndërsa lufta për kapjen e autorëve nuk ka munguar, edhe pse të arrestuar ka shumë pak. Kontrolle ka pasur në varrezat e makinave, serviseve, etj., ku është zbuluar një qendër çmontimi në Sauk.
Banesat
Nëse i referohesh komunikatës ditore të Policisë së Tiranës, vihen re të arrestuar për grabitje banesash. Nga përllogaritjet rezultojnë të paktën dy shtëpi të vjedhura në ditë. Zonat ku ndodh ky fenomen, janë ngado, që tek Sauku e deri në Kamëz, Paskuqan, etj. Masat e policisë në këtë fushë, kanë qenë tepër efikase.
Konfliktet
Ndonëse numri i krimeve kundër personit është ulur ndjeshëm, vihet re se, në javën që lamë, shkuan në gjykatë të paktën 50 raste me natyrë konflikti në familje. Ndarja e pasurisë mes vëllezërve e anëtarëve të fisit, divorci mes çifteve e varfëria e tejskajshme, janë disa nga burimet e këtyre mosmarrëveshjeve.
Zhdukjet
Jozyrtarisht, në Tiranë javën e kaluar, kanë humbur dy vajza, ndërsa ky fakt u mohua nga burime zyrtare të policisë, por gjithësesi, fenomeni është shqetësues, pasi shifrat deri para dy javësh, bënin fjalë për mbi 20 zhdukje, ku shumica e vajzave janë gjetur më pas, ose janë kthyer me dëshirën e tyre në shtëpi.