Fierza s’ka ujë, prodhohet më pak energji
30/11/2011 KESH: Kemi vështirësi në importin e energjisë. Problem nëse thatësira zgjat akoma
Bie niveli në kaskadën e Drinit. Importi aktual 17.5 milionë kilovat/orë
Korporata Elektronenergjetike ndodhet në vështirësi për të siguruar energjinë që i duhet për të furnizuar konsumatorët shqiptarë. Kaskada e lumit Drin është në nivelin më të varfër të ujit ndër vite. Nga 207 m3/sekondë që është niveli mesatar i prurjeve në Fierzë, ai ka zbritur në 35 m3 për sekondë. Niveli i ujit në Fierzë, ndërkohë është në nivelin e 259.5 metrave. KESH-i bëri publike të dhënat për nivelin e ujit në Fierzë, situatë që ka ardhur për shkak të mungesës së reshjeve muajt e fundit. Prodhimi i paktë i energjisë ka detyruar KESH që të importojë energji elektrike për të plotësuar nevojat në vend. Aktualisht bëhet me dije se po importohet 17.5 milionë kilovat/orë. “Për muajin dhjetor kemi lidhur kontratat për të pasur një import së bashku me CEZ rreth 17.5 milionë kilovat/orë, ku pjesën më të madhe të madhe rreth 13 .5 milionë sigurohet nga KESH-i. Sigurisht edhe në sigurimin e importit ka vështirësi, pasi i gjithë rajoni ndodhet në një thatësirë të pazakontë. Dhe kjo ka bërë që të gjithë vendet e rajonit të kalojnë në import”, - tha drejtori i KESH-it, Engjëll Zeqo. Importi i energjisë elektrike realizohet për të mbrojtur rezervat në Fierzë në rast se moti i thatë vazhdon akoma për disa javë. “E bëjmë këtë shkallë të lartë të importit për të ruajtur atë rezervë që ne kemi sot në HEC e Fierzës, duke pritur gjithsesi që edhe shirat të fillojnë sepse për ne do të ishte një problem shumë i madh nëse kjo do të zgjaste akoma me javë dhe muajt e tjerë”, - tha ai. Drejtori i KESH-it konfirmoi se kanë nisur procedurat për vënien në punë të TEC-it të Vlorës, por sipas tij duhet siguruar lënda e parë djegëse për TEC-in.
Detaj 5 radhë
Konsumi
Shqipëria konsumon rreth 20 milionë kilovat/orë energji elektrike dhe mungesa e reshjeve ka detyruar KESH-in që pjesën më të madhe të energjisë elektrike për të cilën ka nevojë vendi ta blejë në tregun rajonal. Vendi ynë e siguron pjesën më të madhe të energjisë prej HEC-eve fakt që e bën mjaft të lidhur sistemin tonë energjetik me nivelin e reshjeve. Viti i kaluar ka qenë një ndër vitet më të mbara për prodhimin e energjisë elektrike pasi edhe reshjet kanë qenë të shumta.