Kryeministri Berisha kalon fundjavën në malin e Dajtit nën shoqërinë e mbesave dhe nipit

Kryeministri Sali Berisha së bashku me familjen po kalon fundjavën në malin e Dajtin. Turizmi malor, por edhe mali i Dajtit mbeten një nga destinacinacionet e preferuara të kryeministrit Berisha për të kaluar fundjavën së bashku me familjen. Ditën e sotme kryeministri ia ka kushtuar mbesave dhe nipit të tij me të cilët ka kaluar një paradite të këndshme. I apasionuar edhe pas historisë kryeministri Berisha ka shfrytëzuar edhe lartësinë edhe mundësinë që të jep maja e malit të Dajtit për të parë tej në horizont e për t’i shpjeguar mbesave të tij edhe gjurmën nga ku kalon rruga e Arbërit dhe historikun e saj. Udhëtimet drejt lartësive janë një pasion i hershëm i kryeministrit Berisha, i cili shfrytëzon orët e lira në fundjava për t’u çlodhur në malin e Dajtit. Ku siç pohon edhe vetë Berisha, gjen një qetësi të admirueshme dhe i gëzohet nipërve dhe mbesave të tij.
Rruga e Arbërit është një prej arterieve më të rëndësishme që pritet të finalizohet brenda këtij viti. Pas përfundimit të autostradës së kombit, Durrës-Kukës-Morinë dhe çuarja në një stad tjetër të rrugës së Arbërit, hapet drita jeshile për një tjetër projekt madhor, për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan, për të cilin dje kryeministri Berisha premtoi se do përfundojë brenda 18 muajve.