Fullani: Inflacioni ne shifrat 2.3 %

Sipas tij, investimet ne vend kane rene gjate periudhes se fundit, ndersa inflacioni vjetor kap shifrat 2.3 %. “Importet e mallrave te ndermjetem dhe ato kapitale kane pesuar renie. Treguesit monetare te shtatorit jane ulur. Kontraktimi i aktivitetit kreditues ne valute ka ndikuar ne vleresimin e treguesve monetare. Ne shtator, portofoli i kredise eshte rritur me ritme me te uleta krahasuar me gushtin. Ngadalesimi i kredise eshte pasoje e tkurrjes se kredise ne valute, ndersa kredia ne leke eshte rritur”, shprehet Fullani.
Ne vijim, ai shtoi se pjesa me e madhe e kredive eshte thithur nga bizneset per likuiditete, ndersa kredia afatgjate eshte reduktuar. “Kredia per shtepi vazhdon te ruaje ritme te mira ne normen 5 %. Tregu primar ka deshmuar per nje reagim te agjenteve ne vendosjen e cmimit te huadhenies”, shton titullari i Bankes se Shqiperise.
Fullani pohoi gjithashtu se ecuria e normave te interesit ka rezultuar e qendrueshme ne shtator, nderkohe interesat per kredite e reja vazhdojne te mbajne politika shtrenguese. “Keshilli i mbikqyrjes ra dakort te mbaje te pandryshuar normen baze te interesit. Kjo gje garanton mbeshtetjen e duhur per ekonomine ne faza te ndryshme te zhvillimit te saj. Banka e Shqiperise mbetet e gatshme te veproje ne nje linje me agjentet ekonomike”, perfundoi ai.