Atak sa futet në det, humb jetën avokati nga Berati
KSAMIL – Një 63-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e së martës në qytezën e Ksamilit. Ngjarja ka ndodhur në plazhin përballë ishujve në Ksamil, kur Kudret Dervishi, banor i Beratit, me profesion avokat, është hedhur në det për t’u larë. Pas disa ushtrimeve që bënte çdo mëngjes, Dervishi është hedhur në det për t’u larë. Por, fatkeqësisht, tentativa për t’u larë ka qenë fatale për jetën e 63-vjetarit, i cili nuk ka mundur të dalë i gjallë nga uji. Pasi është nxjerrë trupi i tij nga uji është transportuar menjëherë për në Spitalin e qytetit të Sarandës, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko-ligjore për zbardhjen e plotë shkaqeve të vdekjes. Sipas burimeve paraprake të Spitalit të Sarandës, dyshohet se vdekja e 63-vjeçarit ka ardhur pas një ataku kardiak menjëherë pas kontaktit me ujin e ftohtë të detit, duke qenë trupi i djersitur nga ushtrimet e kryera prej tij. sh.d