Nje vit ne Bashki Basha Tirana progres dhe zhvillim ekonomik
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka analizuar sot punën 1 vjeçare në krye të institucionit që ai drejton. Ai ka analizuar një sërë arritjesh duke nisur nga ulja e taksave vendore, nxitja e punësimit në sektorin privat, hipotekimi i banesave, plani urbanistik dhe infrastruktura. Sipas tij gjatë këtij viti u hapën në total 5724 biznese në Tiranë dhe u punësuan 6091 persona.
“Gjatë këtij viti sektori privat ka punësuar 6 mijë e 91 qytetarë dhe kjo vërtetohet për shkak të pagesës së sigurimeve shoqërore ndërsa 31 mijë 912 persona janë punësuar në Tiranë. Ka nisur të funksionojë qëndra e karrierës, e cila po ofron stazhe dhe punësim. Një marrëveshje mes bashkisë së Tiranës do të bëjë të mundur punësimin e 400 personave deri në fund të verës” – deklaroi kryebashkiaku Basha, i cili theksoi se ka përmbushur një nga premtimet për dhënien e hipotekave duke dhënë leje për përdorim 5781 apartamenteve dhe duke bërë që nga kjo të përfitojnë shumë qytetarë të Tiranës.
“Në raport me premtimet brenda një viti ka të bëjë me hipotekimet ku bashkia ka realizuar atë që ka pasur brenda tagrit të vet, por edhe kur nuk kem patur tagër kemi marrë masa. Ne nuk do të lejojmë, që qytetarët të mbeten peng i forcave të tjera. Ne e kemi marrë këtë përgjegjësi dhe çdo banor do ketë në dorë tapinë e hipotekimit”- deklaroi Basha.
Duke u ndalur tek Plani urbanistik i Tiranës ai tha se: “Pas 10 muajsh punë intensive Tirana ka planin e saj. Në hartimin e tij u përfshinë ekspertë, socilogë, studiues dhe studentë etj. Plani po bëhet gati për t’ju paraqitur qytetarëve dhe grupeve të interesit. Të gjitha vendimet do të merren në transparencë të plotë. Plani do t’i japë fund spekulimit dhe spekulantëve me lejet e ndërtimit”,- deklaroi Basha, duke iu dhënë përgjigje sulmeve në adresë të tij.