E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asistenca për ligjin e Policisë, Noka takon ambasadorin e OSBE

TIRANE – Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, priti dje në një takim ambasadorin e Prezencës së OSBE në Tiranë, Eugen Volfarth, të cilit i shprehu falënderimet e tij për bashkëpunimin e deritanishëm dhe asistencën që ka dhënë për Policinë e Shtetit. Ambasadori Volfarth shprehu vlerësime maksimale në emër të Prezencës së OSBE-së për Ministrinë e Brendshme dhe në veçanti për Policinë e Shtetit. “Asistenca e dhënë nëpërmjet trajnimeve si dhe mbështetja teknike për punonjësit e Policisë, të angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, krimit financiar, krimit kompjuterik, policisë shkencore, por edhe ajo për zbatimin e ligjit të ri mbi Policinë e Shtetit, kanë kontribuar në rritjen e profesionalizmit dhe forcimin e besimit të publikut te të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit”, u shpreh ministri Noka gjatë takimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›