E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tema, lufton kunder korrupsionit

Ani Ruci

Raporti i Amnesty International, i publikuar ditet e fundit, vecon korrupsionin si nje dukuri qe ne Shqiperi, behet premise per mosrespektim te te drejtave themelore, si asaj per punen dhe jeten. Remzije Tema, nje grua rreth te pesedhjetave, eshte nje nga rastet per te cilat Shqiperia cilesohet ne kete raport, si vend problematik.

Ajo eshte e papune. Per cfare arsyesh?

"Per shkak te korrupsionit. Kurre nuk jam bere pale me vepra antiligjore dhe veprime korruptive. Me eshte dashur te perballem me kete dukuri, per shkak te karakterit dhe profesionit tim, si ekonomiste financiere, punonjese ne auditim, qe prej 15 vitesh," thote ajo ne mikrofonin e "DW".

Ky profesion e perplasi Remzien me zyrtare te korruptuar, shume vite me pare. "Ne vitin 1996, kur punoja ne ndermarrjen e Kanalizim-Ujesjellesit ne Kruje, ku vidheshin haptas fondet e ndihmes gjermane, te Bankes KfW. Ndihmat vinin ne rregull, sepse te huajt ishin ne rregull por... u deformua ligji financiar shqiptar. Vlerat monetare, atehere ishte marka gjermane, qe erdhen ndihme per Ujesjellesin, shkuan ne xhepat e disa drejtuesve, nje grupi te vogel. Per kompensimin e tyre duhej te rritej fiktivisht cmimi i materialeve ndihme te nje kontenieri. Keshtu nje fije elektrode qe kushtonte vetem 7, 8, apo 10 leke te vjetra iu vu cmimi 500 mije leke te vjetra. Une isha shefe finance dhe informova menjehere ekonomistin gjerman. Atehere me pushuan nga puna", tregon Remzije Tema.

Ajo trokiti ne deren e Grupit Shqiptar per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut dhe me ndihmen e tij, paditi ne prokurori eproret e saj te korruptuar. Remzije Tema fitoi gjyqin dhe u rikthye ne pune. Por sot ajo eshte perseri e pushuar nga puna. "Jam pushuar nga puna ne fund te vitit 2008 dhe jam ne procesin e dyte gjyqesor. Procesin e pare e fitova. Tani kam denoncuar 14 zyrtare ne fund te janarit 2009. Jemi ne qershor dhe ende nuk kam nje pergjigje... jane interesa te korrupsionit, qe vazhdojne te veprojne dhe te pengojne punen e organeve te drejtesise", shpjegon Remzije Tema.

Elsa Ballauri, kryetarja e Grupit Shqiptar per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut, grup i cili perfaqeson perseri ne gjykate Remzijen, thote se ky perfaqesim nuk eshte i lehte: "Kemi probleme shume te medha me korrupsionin ne gjykata. Gjithsesi shteti shqiptar, para organizatave te mbrojtjes se te drejtave te njeriut tregohet me i kujdesshem, mundohet te beje me pak gabime".

Remzije Tema, eshte e vendosur te luftoje per te fituar perseri mbi eproret e korruptuar. Ajo eshte e vetedijshme per te drejtat e saj te dhunuara: "Ndihem e fyer, me integritet moral te dhunuar. T`i mohosh njeriut te drejten per pune, do te thote t`i mohosh te drejten per jeten. Me jane shkelur te drejtat e mia themelore", thote ajo.

Mungesa e besimit te qytetareve tek drejtesia, eshte nje nga verejtjet qe Amnisty International ben ne raportin e saj te fundit per Shqiperine.

A ka besim Remzija tek drejtesia?

"Nje ere e ngrohte besimi po vjen se fundi nga drejtesia. Kam kuraje. E kam fituar gjyqin e pare. Kam shprese qe me mire do te behet. Drejtesia, sikur po kthehet ne normalitet", - shprehet e bindur ajo.

DW


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›