E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti për tokën, banorët e Vlorës sërish në protestë

VLORë- Sërish protestë dhe konfrontime fizike në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Paraditen e sotme konflikti që ka nisur prej kohësh ka degjeneruar në sherr mes banorëve të zonës dhe punëtorëve të firmave të ndërtimit. Dhjetëra banorë njëherësh dhe ish-punonjës të ndërmarrjes bujqësore kanë protestuar për sipërfaqen prej 45 mijë metra kartorësh që pretendojnë se është pronë e tyre.

Fillimisht ata janë mbledhur në rrugë dhe më pas kanë vijuar protestën e tyre deri në zonën ku firmat e ndërtimit kanë vijuar punimet. Të irritur ata kanë dëmtuar rrethimin dhe kanë hyrë me forcë për tokën që sipas tyre u takon në bazë të ligjit 7501. Protestuesit ish-punonjës të ndërmarrjes bujqësore kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestat e tyre deri sa cështja të zgjidhet.

Ata kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për ti dhënë fund këtij konflikti, fillimisht duke pezulluar përkohësisht punimet. Aktualisht cështja është ende në proces gjyqësor mes palëve pretenduese.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›