E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzoi me telefonat, Krujë, burg për vajzën 25-vjeçare

Abuzimi me thirrjet telefonike do t'i kushtojë 20 ditë burg një 25-vjeçarjeje nga Kruja. Vendimi është marrë nga Gjykata e rrethit Gjyqsor Krujë që ka dënuar Rolanda Kallmetin, për këtë vepër penalë.
25-vjeçarja akuzohet për "përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike".
Ndërkohë që masa fillestare e marrë nga gjykata për të ka qenë pagimi i gjobës prej 1 milion lekësh të reja, por refuzimi i 25-vjeçares është konvertuar në burg.
Policia e Krujës bën të ditur se masa e burgimit u dha dje pasi Kallmeti nuk ka paguar gjobën.
Vendimi jo i zakontë i gjykatës ka ardhur pas denoncimeve që kanë bërë në polici për Kallmetin. Ndërkohë që policia sqaron se e ka shpallur në kërkim personin në fjalë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›