Korcë, fondet e BB, Peleshi: Kundër kërkesës së qeverisë
KORCë- Pas vendimit të qeverisë për të transferuar fondet e Bankës Botërore nga qytetëet e tjera drejt Shkodrës, ku edhe ka pasur përmbytje është kundërshtuar edhe nga kryebashkiaku i Korcës Niko Peleshi. Më herët ky vendim i qeverisë është kundërshtuar edhe nga deputeti socialist në zonën e Beratit, Erion Brace.
Peleshi ka sqaruar se fondet për qëndrën e qytetit të Korcës nuk mund ti kalojnë Shkodrës, ndërsa ka theksuar se qeveria me këtë vendim po krijon një problem tjetër.
“Ky është një nga investimet më të rëndësishme të Bashkisë së qytetit. Une dëshiroj ti kërkoj qeverisë nëpërmjet këtij prononcimi që problemin e shkaktuar në Shkodër mos kërkojë ta zgjidhë duke shkaktuar një problem tjetër në qendër të qytetit të Korcës, por të gjejë burime të tjera” – u shpreh Peleshi.
Apeli i tij i drejtohet edhe Bankës Botërore, që kjo e fundit të mos bëhet pjesë e kërkesës së qeverisë, por që të vazhdojë të përmbushë bashkëpunimin me qytetin e Korcës, në këtë projekt kaq të rëndësishëm për të sipas Peleshit.
“I kërkoj gjithashtu edhe Bankës Botërore që të mos bëhet pjesë e kërkesës për rialokimin e ketyre fondeve por ta vazhdojmë së bashku një projekt kaq të rëndësishëm për qytetin e Korcës”- sqaron kryebashkiaku.
(m.a/BalkanWeb)