Topi, vizitë dy ditore në Gjermani
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, u nis sot për një vizitë zyrtare dyditore në Republikën Federale të Gjermanisë, me ftesë të presidentit gjerman, z. Horst Këler. Gjatë qëndrimit në Gjermani, presidenti Topi do të zhvillojë takime me homologun gjerman Këler dhe me përfaqësues të tjerë të lartë të shtetit federal.
Temë qëndrore e bisedimeve mes dy presidentëve do të jetë thellimi dhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes dy vendeve në kuadër dhe të zhvillimit e të integrimit të Shqipërisë dhe të rajonit ballkanik në strukturat evropiane.
Topi do të marrë pjesë edhe në Forumin ekonomik që do të zhvillohet në Berlin me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bizneseve të të dy vendeve, gjatë të cilit do të mbajë një fjalë përshëndetëse lidhur me zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Në këtë vizitë presidenti Topi shoqërohet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, zëvendësministri i Kulturës, Nikollë Lesi, deputeti Gazmend Oketa, anëtarë të kabinetit të Presidentit, etj.
< I mëparshmi