Shkodër, prej 20 vitesh banorët e Dobracit bashkëjetojnë me ujrat e zeza
SHKODER- Lagjia Dobrac në Shkodër prej 20 vitesh vuan daljen e ujërave të zeza në sipërfaqe. Situata është rënduar vitet e fundit pas bashkimit të ujërave të zeza me ato të bardha nga mungesa e investimeve në infrastrukturën nëntokësore. Ndonëse banorët kanë ngritur zërin edhe pranë komunës, ata shprehen se shpërthimi i ujërave të zeza është kthyer në burim infeksionesh dhe sëmundjesh nga më të ndryshmet për fëmijët por edhe për të rriturit.
“Ka 20 vjet që kjo punë përsëritet. Gjithkund kemi kërkuar, kanë ardh fonde por se nga kanë shkuar nuk e dimë. Kurrkush nuk na e ven veshin, do detyrohemi të bëjmë një protestë , do bllokojmë rrugën dhe nuk kalon asnjë njeri këtu” shprehen banorët.
Nga lagështira e tokës dhe hapja e gropave nga vetë banorët, rrezikohet edhe shembja e 2 pallateve në hyrje të lagjes Dobrac. Banorët këkrojnë ndërhyrjen e menjëhershme ose në të kundërt, si rrugë të vetme zgjidhjeje për ta do të jenë protestat.
(e.n/News24/BalkanWeb)