E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qyteti i Shkupit asnjë çmim për shqiptarët

Vendimi është vlerësuar si skandaloz i dhënë nga këshilli 11 anëtarësh, ku ka edhe anëtarë shqiptarë, kryesisht të emëruar nga partia shqiptare në pushtet, e cila është pjesë e koalicionit në nivel të qytetit me VMRO-DPMNE, për shkak të pëkrahjes së kryetarit aktual Koce Trajanovski.

Në radhët e këshilltarëve të BDI-së në Qytetin e Shkupit kanë shmangur përgjegjësitë për t`u deklaruar lidhur me këtë vendim skandaloz ku janë anashkaluar totalisht shqiptarët. Shpallja e fituesve të çmimit “13 Nëntori”, ndërsa fitues janë: në fushën e kulturës, prof. Gordana Josifova-Nedelkovska, në fushën e artit është nderuar mjeshtri i pianos Simon Trpçevski, në fushën e arsimit shkolla e mesme “Marija Kiri Sklodovska”, në fushën e shëndetësisë klinika specialistike “Filipi dytë”, në fushën e arkitekturës dhe ndërtimtarisë është nderuar inxhinieri Kosta Zekmanovski.

Poashtu edhe për ndarjen e çmimit në fushën e nxënësve dhe studentëve më të mirë nuk është gjetur asnjë emër shqiptarë, pasi këto çmime i`u dhanë Mihajllo Gjeorgjievskit dhe Vasil Kuzevskit. (ina/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›