19 të vrarë nga sulmet me bomba në Irak

Së paku 19 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga disa sulme me bomba në gjithë Irakun.
Nga bomba afër Konsullatës së Francës në qytetin Nasirija është vrarë një person.
Gjatë natës, persona të armatosur dhe një sulmues vetëvrasës kanë vrarë 11 ushtarë dhe plagosur tetë të tjerë, në një bazë ushtarake në Dujail, në veri të Bagdadit.
Në një tjetër bazë, afër qytetit verior Kirkuk, shtatë rekrutë të policisë janë vrarë nga sulmi në një hapësirë për parkimin e veturave të një kompanie shtetërore të naftës.