E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat e larta, pushuesit zbarkojnë në Vlorë

Mjaft qytetarë nga Tirana dhe qytete të tjera kanë zgjedhur shtatorin për të kaluar pushimet në bregdetin e Vlorës, për shkak të qetësisë dhe ujit të kthjellët e të pastër në këtë periudhë të vitit. 

VLORE - Moti i ngrohtë ka mbushur dje me pushues bregdetin e Vlorës. Që në orët e para të mëngjesit dhjetëra automjete me targa të rretheve të ndryshme të vendit iu drejtuan bregdetit nga Uji i Ftohtë në Radhimë e Orikum, deri në Dhërmi. Ndërkohë, mjaft qytetarë nga Tirana dhe qytete të tjera kanë zgjedhur shtatorin për të kaluar pushimet në bregdetin e Vlorës, për shkak të qetësisë dhe ujit të kthjellët e të pastër në këtë periudhë të vitit. Në qytetin e Vlorës është krijuar tashmë një traditë, që numri i frekuentuesve të detit në muajin shtator bie në mënyrë të dukshme dhe plazhet pothuajse mbeten të shkreta. Askush nuk mund ta thotë me siguri se përse ndodh kjo gjë, pavarësisht se kjo dukuri është mjaft e vjetër. Por megjithatë, ka mjaft njerëz që duket se po e thyejnë këtë "traditë". Këtë shtator ata janë më të shumtë se çdo vit tjetër.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›