E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë/ Vrasja e tranvestitit, ende pa autor

Ende pa autor vrasja që ka ndodhur mbrëmë në Tiranë, ku viktimë ka mbetur një tranvestit. Policia tha se viktima që njihej me emrin Kristi, është gjetur i plagosur rëndë pranë "Torre Drinit" në orët e vona të mbrëmjes. Tentimet për t'i dhënë ndihmë në spital kanë dështuar sepse ai ka ndërruar jetë brenda pak minutash. Sipas policisë, viktima është qëlluar me thikë në fyt dhe ka vdekur pasi ka humbur shumë gjak. Burime nga policia kanë njoftuar se ai i ka kërkuar ndihmë policit të shërbimit në hyrje të Drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, sepse mendohet të jetë sulmuar me thikë , në godinën e braktisur që ndodhet përballë më drejtorinë e policisë së Burgjeve . Policët e kësaj drejtorie , kanë theksuar se persona të tillë si i ndjeri i quajtur Kristi, apo Kristina, kanë frekuentuar pothuajse çdo ditë këtë godinë. Ndërkohë vetëm një ditë pas ngjarjes, një tranvestit tjetër, shok i të ndjerit Kristi është ulur pikërisht në vendin ku ai është shtrirë i plagosur duke e vajtuar për disa çaste.
Ndërkohë mësohet se në trupin e viktimës nuk është gjetur asnjë mjet identifikimi. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorin e krimit të rëndë. Dyshohet se autori i krimit mund të jetë një person që ushtron prostitucion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›