E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Artisti i Merituar” Llazi Serbo merr dhe “Nderin e Qarkut”

Aktori Llazi Serbo ka marrë vlerësimin më të lartë nga Këshilli i Qarkut të Korcës, që i ka dhene atij titullin “Nderi i Qarkut”. Gjate një ceremonie të zhvilluar kanë qënë të pranishëm edhe emrat të shquar të kinematografise shqiptare 

TIRANE-Aktori i mirënjohur i kinematografisë shqiptare, “Artisti i Merituar” Llazi Serbo ka marrë vlerësimin më të lartë nga Këshilli i Qarkut të Korcës, që i ka dhene atij titullin “Nderi i Qarkut”. Gjate një ceremonie të zhvilluar ku kanë qënë të pranishëm jo vetëm autoritetet e larta lokale, por edhe emrat më të shquar të kinematografise shqiptare, aktori i mirenjohur ka marre vleresim për punën dhe karrierën e shkëlqyer në kinematografi. Kryetari i Qarkut Ilia Milo pasi i ka dorëzuar medaljen, aktorit Serbo i ka shprehur vleresimin e tij maksimal, për kontributin e tij të cmuar në kinematografi dhe kulturen shqiptare.
Llazi Serbo e ka nisur karrieren e tij artistike me dramen “Njolla te Murme”, ndërkohë qe do te arrinte ne 100 numuri i roleve te ketij artisti te madh, ne skene dhe ne ekran, ku do te vecohej roli i komandantit gjerman ne filmin “Nusja dhe Shtetrrethimi”, Por te paharrueshme ne kujtesen e publikut shqipetar do te mbetet dhe figura e Dalanit, ne filmin “Yjet e neteve te gjata”, roli i Kreshnik Martinit ne filmin “Operacioni i zjarrit”etj.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›