E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama nis turin. Fushate per paketen e punesimit

Presidenti amerikan Barak Obama nisi turin e tij treditor me një autobus fushate, në përpjekje për të devijuar zemërimin e publikut dhe për t’iu kthyer përgjigje akuzave të republikanëve. Turi synon gjithashtu mbledhjen e mbështetjes nga publiku për paketën e tij të krijimit të vendeve të punës.

Obama do të vizitojë në tre ditë Karolinën e Veriut dhe Virxhinian, të dyja shtete vitale për shanset e rizgjedhjes së tij në Shtëpinë e bardhë në vitin 2012. Vizita në dy shtetet e rëndësishme zhvillohet nën sfondin e protestave kundër lakmisë së korporatave dhe pabarazisë ekonomike që zhvillohet prej javësh ën Nju Jork e së fundmi është përhapur edhe në qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›