E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta kunder krimit te organizuar, kryeprokurori i Antimafias takime ne Shqiperi

Tirane - Bashkepunim mes Shqiperise dhe Italise ne luften kunder krimit te organizuar. Kjo ka qene tema kryesore e takimeve me Ministrin e Brendshem, ate te Drejtesise si dhe drejtorin e Policise se Shtetit, me kryeprokurorin e Antimafias Italiane, Piero Grasso. Gjate takimit ministri i Brendshem Bujar Nishani, ka informuar kryeprokurorin mbi arritjet e policise shqiptare dhe agjencive te zbatimit te ligjit ne Shqiperi, gjate tre viteve te fundit, ne luften kunder krimit te organizuar, trafiqeve e korrupsionit. Nishani vleresoi bashkepunimin mes strukturave ligjzbatuese ne Shqiperi, ne vecanti atyre te Policise se Shtetit dhe Prokurorise si dhe bashkepunimin me agjencite e zbatimit te ligjit ne vendet fqinje dhe ato nderkombetare si Europol dhe Interpol. Kryeprokurori i Antimafias Italiane, duke pergezuar arritjet e Shqiperise ne luften kunder veprimtarive kriminale, u shpreh per forcimin e bashkepunimit mes strukturave ligjzbatuese ne te dy vendet. Nderkohe qe gjate takimit me Drejtorin e Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, Kryeprokurorin e Antimafias Italiane, Piero Grasso eshte njohur me rezultatet e punes se Policise se Shtetit, vleresoi bashkepunimin me Policine Italiane Ros, i cili duke filluar nga dhjetori 2005, kane patur vetem rritje. "Rezultatet kane ardhur paralel me reformimin e gjithanshem te strukturave te Policise Shqiptare,- u shpreh ai,- duke rritur ndjeshem profesionalizmin dhe kredibilitetin perballe partnereve te saj Europiane". Nga ana e tij, kryeprokurori i Antimafias Italiane, Piero Grasso, pasi vleresoi arritjet e policise shqiptare, u shpreh per gjetjen e nje rruge te perbashket ne luften kunder krimit te organizuar, e cila eshte thelbesore dhe primare e nje bashkepunimi dypalesh.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›