E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi, skuadra më e kuotuar për fitimin e titullit të Serisë A

Romë (Start)- Kampionët e Italisë, Interi, janë skuadra më e kuotuar për fitimin e titullit kampion. Sondazhet e një instituti në Romë, shpallin përsëri zikaltërit kampionë të Serisë A.

Pavarësisht ndryshimeve në këtë kampionat, ku rivaliteti është më i madh, djemtë e Moratit janë më favoritë me koefiçentin 1.95. Rivali i tyre kryesor është ekipi i Milanit, i cili këtë sezon ka ndryshuar shumë nga ai i dy viteve të shkuara. Kuqezinjtë renditën të dytët në këtë sondazh, me koefiçentin 2.40. Të tretët janë juventinët me koefiçentin 6.50. Gjithnjë e më larg titullit duket skuadra e Romës pas rezultateve të dobëta, e cila e ka mundësinë e fitimit 81.00. Më poshtë do të paqesim koefiçentët e skuadrave kryesore.

Koefiçentët e skuadrave
Inter 1.95
Milan 2.40
Juventus 6.50
Fiorentina 21.00
Napoli 31.00
Udineze 36.00
Roma 81.00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›