Kongoli: Kam menduar ta lë të shkruarën...
TIRANE - Fatos Kongoli ka humbur kënaqësinë të lexojë prozë. Lexon më fort poezi. E për të ka ardhur edhe në Kosovë. Mysafiri i nderit i Mitingut të Poezisë në Gjakovë, në një intervistë për "Kohën Ditore" thotë se ka qenë fare pranë vendimit për të flakur penën. Por, shkrimtarin e kishin shpëtuar "lexuesit e panjohur" kosovarë.
Kongoli, i cili nga kritika vendore e botërore përmendet fill pas Ismail Kadaresë, flet për zhgënjimin e dyfishtë për lindjen e personazheve, politikanin dhe shkrimtarin, ndarjen e dhimbshme nga makina e shkrimit. "Është e vërtetë që unë vij rrallë në Kosovë", - thotë Kongoli. "Dikur për arsye se nuk bëja pjesë ndër ata që mund të futeshin në Kosovë, e më pas kur mundësitë u krijuan, për arsye të ndryshme pune. Me sa di unë, kam lexues në Kosovë dhe për mua është një kënaqësi e veçantë të takohem me lexuesit e mi në Kosovës, që i dua shumë.
Por nganjëherë nuk puqen kushtet, nuk përputhen rrethanat", -rrëfen ai. Sipas tij, rasti i fundit që ishte një arsye e madhe për të ardhur qe kur fitoi çmimin prestigjioz "Rexhai Surroi". "Në atë kohë kur çmimi u nda unë ndodhesha në New York. E lamë të vija nga shkurti. Pengesë u bë dimri i egër. Më pas dolën disa arsye të tjera, deri në fund pengesë u bë një arsye shëndetësore. Kam ardhur, por nuk kam qëndruar gjatë, një ose dy ditë. Dhe dalja ime në mediet e Kosovës ka qenë shumë e rrallë", - sqaron Kongoli. Ai mohon të jetë mungesë e dëshirës, përkundrazi. Siç e ka thënë edhe në një përshëndetje që e ka dërguar me rastin e ndarjes së çmimit "Rexhai Surroi", marrëdhënia e tij me Kosovën është shumë e veçantë.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)