Ruçi: Ja si i kam përjetuar akuzat ndaj djalit tim
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi deklaroi dje, në emisionin “Arena” të gazetarit Roland Qafoku, se Rama kishte miratimin e drejtuesve të PS-së për takimin me Metën. Për herë të parë, ai ka folur publikisht edhe për akuzat e ngritura ndaj djalit të tij.
Si e komentoni takimin e z. Rama me atë të z. Meta, por jo atë zyrtarin, por atë në Gjirin e Lalzit?
Gjatë këtyre ditëve jam pyetur shumë për këtë çështje, kam lexuar shumë analiza dhe artikuj dhe natyrshëm bëj një pyetje: Si është më mirë, që mos takohen politikanët apo të takohen? Pa u takuar kemi 22 vjet që e bëjmë, por mirë vetë që nuk dimë, por përse nuk mësojmë nga partnerët tanë ndërkombëtarë?! Këto ditë u zhvilluan zgjedhjet në Francë; edhe atje zhvillohet luftë politike, debate politike dhe rezultatet ishin të ngushta, por kur erdhi puna humbësi dhe fituesi dinë të administrojnë si humbjen dhe fitoren. Pra, në kushtet që Shqipëria është në bankën e provës dhe nën vëzhgimin e të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe nëse kanë mjaft vërejtje dhe reforma, kryefjalë kanë komunikimin, dialogun dhe mirëkuptimin. Kjo është hera e parë, ndërsa duhet të ndodhte ndryshe, që kreu i mazhorancës duhet të hapte një proces dialogimi, por ndodh e kundërta: Meqë ai nuk e bën, kreu i opozitës hap një proces dialogimi dhe atë e bën publik. Që të hapet ky proces, sigurisht që kërkohen negociata, takime. U zhvillua një takim informal dhe më pas një takim formal mes kreut të PS-së dhe atij të PD-së dhe dua të nënvizoj që kjo nuk ka qenë e papritur për mua personalisht. E kemi menduar gjatë këtë punë, e kemi konsultuar shumë thellë, si për takimin informal ashtu edhe për atë institucional. Pra, z.Rama nuk ka kryer një takim informal me z. Meta pa u konsultuar e aktorët dhe faktorët politikë të PS. Për publikun ka qenë një takim pas tre apo katër vitesh, për ne si forcë politikë ka qenë e ditur. Mendoj se në të dyja takimet nuk është bërë ndonjë prapaskenë për të bërë ndonjë skenar kush e di se çfarë, por është biseduar për problematikën që ka sot Shqipëria, e cila rrezikon statusin për herë të tretë. Sikur të uleshin brenda një dite palët politike në këtë proces që ka ndërmarrë z. Rama, unë kam bindjen që shtatorin e ardhshëm, - megjithëse vendi ynë ka kaluar një krizë politike dhe ka një krizë ekonomike, korrupsioni etj, - BE-ja do ta vlerësonte me nota pozitive këtë nismë dhe Shqipëria do të merrte ftesën e një vendi kandidat. Kështu që të gjitha lëvizjet formale dhe informale të opozitës shqiptare dhe kreut të saj kanë vetëm një funksion, që Shqipëria të realizojë zgjedhjen e një presidenti, jo noter të PD-së, të bëjë një reformë zgjedhore që të ketë garanci dhe reforma parlamentare të bëjë të mundur funksionimin demokratik të parlamentit.
A vini dot në pushtet pa LSI-në, z.Ruçi?
Absolutisht po. Ne po kërkojmë që të bëhen ato katër reformat që unë përmenda.
Ju thatë që Rama është konsultuar me PS-në për takimin me z. Meta. Cila është këshilla që ju i keni dhënë kreut të PS-së?
Kur ne kemi marrë hapin që lideri i PS-së të ulet e të dialogojë me liderët e partive të tjera, të gjithë faktorët apo aktorët e PS-së kanë qenë dakord. Rrugët për të bërë këto takime janë të ndryshme nga bisedat telefonike apo sy më sy.
Kush ishte negociator i këtij takimi?
Unë di vetëm z.Rama dhe z.Meta, dhe unë di që negociatori është telefoni.
Kush ka telefonuar i pari?
Sigurisht që z.Rama, pasi ai ishte nismëtari. Jam i bindur dhe jam garant që këto biseda mundësuan takimet mes tyre.
A është e vërtetë që z.Rama i ka kërkuar falje z. Meta?
Mua nuk më rezulton kjo dhe takimi nuk ka qenë as për të kërkuar falje dhe as për të kërkuar llogari. Objekti i takimit ka qenë vetëm një, si të shikojmë nga ardhmja për të zgjidhur ato probleme që janë të përbashkëta dhe për të mos bërë asnjë kulis amoraliteti që imagjinata e natyrshme e publikut mendon. Në ato takime nuk u bisedua as më pak e as më shumë se çështja e presidentit, reformës parlamentare dhe zgjedhore, si dhe çështja e imunitetit. Më erdhi mirë që dhe z. Meta kishte të njëjtin shqetësim.
Sa është mundësia e një koalicioni me LSI-në për zgjedhjet e 2013-ës?
Kur vjen puna për koalicione parazgjedhore apo pas zgjedhore unë asnjëherë nuk them ‘jo’ për askënd. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një koalicion parazgjedhor të LSI-së për PS-në, sepse të dyja palët janë në koalicion. Nëse LSI nuk qëndron më në atë koalicion dhe përafrohen qëndrimet e saj në radhët e saj me opozitën, atëherë pse jo! Kur thashë me çdo parti tjetër, aq më shumë me LSI, pasi ka shumë pika programore të përbashkëta me PS-në dhe ka dalë nga kjo parti. Atëherë, nuk është më problem koalicioni PS-LSI, por koalicioni PD-LSI.
Si është pritur takimi Nano-Rama në bazë, zoti Ruçi?
Unë kam bërë lëvizje në bazë dhe pashë që takimi nuk është pritur keq, përkundrazi, është pritur mirë. Për këtë takim kemi pasur parasysh edhe mendimin e bazës dhe duke ditur qëndrimin e tyre kemi ndërmarrë këtë hap.
Është e vërtetë që ekziston një formulë, që Rama bën Metën president dhe Meta bën Ramën kryeministër?
As PS-ja nuk e bën dot Metën president dhe as Meta nuk e bën dot Ramën kryeministër. Objekti i takimeve nuk ka qenë asnjë emër i përveçëm.
Ka disa sentimente njeriu, që pavarësisht politikës nuk i ndan dot. Për shembull, a ndjetë diçka kur z. Nano erdhi dhe iu kërkoi që ta mbështesnit për president, duke qenë se ai ka qenë kryetari i PS-së për shumë vite?
Ambicia që z. Nano kishte shpallur për president dhe kërkesa e tij për të takuar liderin e PS-së dihej prej kohësh. Në këtë mënyrë, ne emrin e presidentit nuk e morën kur Nano bëri kërkesën për president. Kreu i PS-së prej muajsh kishte punuar për këtë çështje. Takimi i z.Rama me Z. Nano ishte tashmë i dakordësuar nga e gjithë PS-ja dhe ishte menduar cili do të ishte qëndrimi që ne do të mbanim për këtë veprim.
Sa i ka shanset z. Nano që të jetë president?
Nuk e di, dhe unë nuk kam dëshirën të privoj as ambicien e z. Nano dhe as të askujt që të jetë president. Unë e respektoj z. Nano, sepse nga të gjithë politikanët ai është më i provuari dhe ka staturën si shtetar.
Ju, mund të jeni president?
Jo, nuk e kam atë ambicie dhe është bërë një inflacion kjo puna e emrave për president.
Disa herë djali juaj është komentuar në media dhe nga politika. Kështu edhe për rastin e fundit, për të cilin ai i deklarua i pafajshëm. Si e keni përjetuar si baba këtë çështje?
Është hera e parë që më bëhet kjo pyetje dhe dua të them që nuk mund të ndash politikanin nga babai; unë jam njeri në radhë të parë dhe sa i rëndë dukem aq edhe i ndjeshëm jam, sidomos kur vjen puna tek fëmija. Askush nga kundërshtarët e mi politikë nuk do të dëshiroja të përjetonte atë që kam përjetuar unë, ashtu siç garantoj që nuk jam hakmarrës. Me mua dje në pushtet dhe nesër në pushtet e garantoj që askush nga kundërshtarët e mi politikë nuk ka për të provuar që politika e Gramoz Ruçit, qeverisja e tij apo partia ku aderon Gramoz Ruçi të merret me fëmijët e kundërshtarëve politikë. Ky është në gjuhën popullore një maskarallëk dhe në gjuhën zakonore një paburrëri. Edhe sikur djali i Gramoz Ruçit të kishte përgjegjësi. Edhe pse falë Zotit këto organe, jo me ndërhyrjen time, për aksidentin që ndodhi me makinë, - ku për fat të keq humbi jetën një vajzë, familjes së të cilës i kam përcjellë ngushëllimet, - e nxorën jo përgjegjës. Ngjarja u mor dhe u përdor politikisht për të nxjerrë përgjegjësi penale dhe për ta bërë fajtor patjetër djalin që ishte i Ruçit. Në atë kohë, kam deklaruar se organet kompetente të bëjnë punën e tyre pavarësisht se ishte djali im, pasi kjo është filozofia ime. Ngjarjen tjetër e kam përjetuar akoma dhe më keq, madje kam informuar edhe grupin parlamentar për akuzën që bëhej ndaj djalit tim për drogë dhe përdorues i kësaj substance. Prita që organet të bënin punën e tyre dhe jam njohur me analizat që dha laboratori i kriminalistikës dhe mjekësisë ligjore, duke deklaruar se qesja e gjetur në makinën e ashtuquajtur e djalit tim, nuk kishte shenja gishtërinjsh të tij, dhe së dyti, analiza e urinës e marrë nga im bir tregonte se ai nuk ishte përdorues droge. Prokuroria dhe gjykata e rrethit të Durrësit dha përgjigje institucionale për tre problemet, që, kontrolli i makinës së djalit të Ruçit është i paligjshëm, ndalimi i tij gjithashtu dhe dy provat që dha policia ishin në favor të djalit dhe çështja është bllokuar si një veprim i jashtëligjshëm dhe si një pafajësi juridike. Për sa i përket asaj si prind, e thashë, nuk dua ta përjetojë askush këtë.
Ju si parlamentar, kur dëgjoni kolegët tuaj që përmendin fëmijët e z. Berisha por edhe të të tjerëve, si ndiheni?
Përderisa jemi në politikë edhe familjarët tanë duhet të ruhen më shumë dhe ne familjarët tanë duhet t’i ruajmë më shumë. Unë nuk jam apriori që, meqë ai është djali im nuk duhet përmendur; ai duhet përmendur ashtu si fëmijët e z. Berisha apo të të tjerëve. Kjo nuk legjitimon aktet rrugaçërore të djalit tim dhe aktet korruptive të fëmijëve të z. Berisha, por nëse thashë që nuk do të merrem me qëllim të caktuar, me tendencë të caktuar, duke shpikur diçka që nuk ekziston për fëmijët e kundërshtarëve të mi, në këtë pozicion unë si Gramoz Ruçi nuk qëndroj. Akuzat që janë ngritur nga kolegët e mi për fëmijët e z.Berisha janë institucionale dhe organet kompetente duhet të japin verdiktin për ato çështje të ngritura.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)