Kongres i ri i Berlinit për kufijtë në Ballkan

Një kongres i ri i Berlinit do ta stabilizonte rajonin në planin afatgjatë, ka deklaruar Ivor Roberts, president i Kolegjit Triniti të Oksfordit dhe ish ambasador britanik në Beograd.
Aktualisht ka thënë diplomati britanik, në rajon kemi një situatë ku të gjithë janë të pakënaqur.
“Shqiptarët e Kosovës janë të pakënaqur, Serbia është e pakënaqur, Bsonjë e Hercegovina nuk funksionon si shtet, Maqedonia gjithashtu ka probleme”. Askush nuk e ka të qartë pse një populli i njihet e drejta për vetëvendosje e një popullit tjetër jo", ka thënë Roberts, sic transmeton RTK.
Ai në një intervistë për mediat serbe ka propozuar mbajtjen e një Konference të ndërkombëtare, e cila do të organizohej me mbështetjen, praninë dhe garancinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe Rusisë me përfaqësuesit e Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi, Kosovës, Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedonisë.
Roberts ka pranuar se prapa idesë së tij nuk qëndron askush nga Londra zyrtare.
Sipas diplomati britanik “Kongresi i dytë i Berlinit do të duhej të mbahej pas përgatitjeve serioze diplomatike, ndryshe nuk do të kishte kuptim mbajtja e tij”, ndërsa ka shtuar se për një gjë të tillë terreni do të duhej të përgatitje përmes bisedimeve në prapaskenë, bisedime këto që do të duhej të mbaheshin larg syve dhe veshëve të opinionit publik.
Sipas tij edhe fuqitë e mëdha botërore, por edhe lojtarët në terrenin ballkanik kanë interes për një konferencë të tillë për zgjidhjen afatgjate të probleme të trashëguara në Ballkan.