Sandri i propozon Papës të pagëzojë doktorin Skënderbeu IINga Antena brenda familjesSandri dje fluturonte nga gëzimi për zbulimin që kishte bërë. Fevziu ishte kujtuar befas se, më 12 dhjetor të vitit 1466, Skënderbeu paskësh takuar Papa Palin II dhe
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri i propozon Papës të pagëzojë doktorin Skënderbeu IINga Antena brenda familjesSandri dje fluturonte nga gëzimi për zbulimin që kishte bërë. Fevziu ishte kujtuar befas se, më 12 dhjetor të vitit 1466, Skënderbeu paskësh takuar Papa Palin II dhe kjo koincidonte me vizitën e doktorit në Vatikan. U bë ç’është e mundur që doktori ta merrte vesh këtë gjë, para se të takonte Papën. Më në fund e kapi në telefon, ndërsa po nisej drejt Selisë së Shenjtë.
- Doktor, se kemi gjetur një gjë të madhe. A e di ti ç’ka ndodh më 12 dhjetor?
- Kemi shpall formimin e PD, Sandër.
- Jo mo jo, s’është gjë ajo. Më 12 dhjetor Skënderbeu ka takuar papa Palin II. E gjeti Fevziu në një libër, nga ata që ia tregojnë atij.
- Kjo qenka gjë e madhe Sandër. A je i sigurt për Papën, si quhej, Papa Pali II?
- Po, kështu më tha Fevziu.
- Ashtu, mirë. Qenka gjë e madhe d.m.th. Nejse, duhet të sigurohemi. Sandër, dëgjo, po kush e mban mend datën 534 vjet më parë? Në çfarë libri është shkruar?
- Nuk e di doktor, se Fevziu ka zakon të keq, nuk i hap librat, do që t’ia lexojnë dhe tha: “Ma lexuan nga një libër i madh.” Por ishte shumë i sigurt.
- Nejse Sandër, qenka gjë e madhe shumë, por po e mendoj një herë si ta përdorim.
- Nejse doktor, Fevziu tha që mund të flasë me Papën, po s’po e kapte dot në telefon dhe po qe se mund të arrihej, të bënte një lidhje direkt në emision, se dhe Papa Gjon Pali II është lidhur një herë me Bruno Vespën.
- Po përse të lidhet Sandër?
- Po ja që të të pagëzojë ty Skënderbeu II, se është ditë historike 12 dhjetori. Pastaj le të grijnë sallatë këta me kutitë.
- Mirë Sandër, dakord, do ta bisedojmë.
Pas disa minutash ishin në Selinë e Shenjtë. Audienca ishte e shkurtër dhe e qetë.
Pasi mbaroi audienca, stafi i Papës po shoqëronte doktorin për tek holli i mysafirëve.
- Sot ashtë një ditë e shenjtë, - i tha doktori oficerit të Papës.
- Po zotëri, - i tha oficeri. - Gjithë njerëzit që takojnë Papën, kështu thonë për atë ditë që e kanë takuar. Kam një jetë që e dëgjoj ditë për ditë këtë shprehje, për çdo ditë të vitit.
- Jo, për ne shqiptarët është më e veçantë. Skënderbeu ka pas takuar Papa Palin II më 12 dhjetor, 543 vjet më parë.
Oficeri shtangu.
- Kush është Skënderbeu? - tha.
- Ashtë Heroi ynë Kombëtar, i cili po ashtu ka takuar Papën.
- Vërtet?! - tha oficeri. - Si e mbani mend këtë hollësi, se, me sa di unë, qindra shqiptarë në vit vijnë takojnë Papën, kurse ky paska mbi 500 vjet që e paska takuar.
- Ka qenë figurë e madhe zotëri, ka ndaluar zgjerimin e Perandorisë Osmane drejt Perëndimit.
- Ashtu? - tha oficeri. - Shumë interesant. Në atë kohë që thoni ju, Perëndimi ka pasur shumë probleme. Kryqëzatat ishin ende të freskëta dhe Kisha ende kishte probleme me përçarjen e saj. Perëndimi atëherë ishte një ferr. Kam dëgjuar se Perandoria Osmane ka qenë e zhvilluar në atë kohë. Qenka tregu shumë i fortë që e paska ndalur i vetëm.
- Jo, jo, e ka ndihmuar Vatikani. Nuk është se i ka ndaluar vetëm, por është një hero i vlerave të demokracisë.
- Hëm, në atë kohë s’ka pas demokraci në Perëndim, ka qenë katastrofë, despotizëm, shtriga, luftë fetare, feudalizëm i egër. Perandoria Osmane ka qenë më e iluminuar atë kohë. Po nejse, shyqyr që ia paska dalë që ka ndalur Perandorinë e Lindjes të marshojë drejt Perëndimit. Po ju zotëri, ç’punë bëni në Shqipëri? - iu kthye doktorit.
- Unë jam kryeministër, - i tha doktori.
- Aha, e kuptova, - tha oficeri. - Ndaj dëshironi të merrni emrin Skënderbeu II nga Papa Ratzinger.
- Po zotëri, - i tha doktori.
- Aha, ka sens, - i tha oficeri. - Dëgjova Papën që foli gjatë për nevojën e integrimit të Shqipërisë në Evropë. E pyeta më vete, i thashë: Po çfarë problemi kanë këta, pse nuk bashkohen me Evropën? Më tregoi me kokë nga ju. D.m.th., ju po arrini ta frenoni zgjerimin e Evropës drejt Lindjes. Në njëfarë mënyre e meritoni të quheni Skënderbeu II, pasi, nëse Skënderbeu frenoi zgjerimin e Perandorisë së Lindjes drejt Perëndimit, ju, d.m.th., Skënderbeu II, po frenoni zgjerimin e Bashkimit Evropian, pra Perandorisë së Perëndimit drejt Lindjes.
- Po zotëri, - i tha Berisha gjithë gëzim që dhe Papa paskësh gjetur arsye për ta pagëzuar.
- Dakord, zotëri, - i tha oficeri, - por atë Skënderbeun I e paguanim ne për këtë punë, po ju kush ju paguan që po vononi bashkimin e popullit tuaj me Evropën? Se, siç e patë, Papa ishte dakord që ju të mos e pengonit më këtë punë.