Kongresi, 8 anëtarë kërkojnë mbledhjen e Kryesisë së PS-së
Mes firmëtarëve, dy kandidatët për kreun e PS-së, Blushi dhe Malaj
Shaban Sulçe
Pak ditë nga zhvillimi i Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, kritikët e kryetarit të PS-së, Edi Rama, kanë kërkuar zhvillimin e mbledhjes së Kryesisë së PS-së për të diskutuar dhe për të marrë masat për mbarëvajtjen e këtij kongresi. Kërkesa është bërë në formën e një letre zyrtare, e cila është nënshkruar nga 5 anëtarë të Kryesisë dhe nga 3 sekretarë të Partisë Socialiste. Kërkesa e 8 anëtarëve është depozituar në sekretariatin e Partisë Socialiste dhe rezulton të jetë firmosur nga 5 anëtarë të Kryesisë së PS-së, përkatësisht Ben Blushi, Arben Malaj, Eva Allushi, Mimoza Hafizi dhe Saemira Pino. Po kështu, firmëtarë janë edhe Kastriot Islami, Edlira Haxhiymeri dhe Andis Harasani, që nuk janë anëtarë të Kryesisë së kësaj partie.
Kërkesa
Zhvillimi i Kongresit të Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste është edhe arsyeja për të cilën 8 drejtuesit socialistë kërkojnë zhvillimin e mbledhjes së Kryesisë. Sipas tyre, Kryesia duhet të marrë masa për përgatitjen dhe administrimin e Kongresit, për garantimin e transparencës gjatë Kongresit, si dhe përfshirjen në rendin e ditës të disa ndryshimeve në Statutin e PS-së. Nënshkruesit e letrës kërkojnë gjithashtu nga Kryesia që të vendosë thirrjen e Grupit Parlamentar si dhe marrjen e masave për organizimin e procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Socialiste. “Në kushtet kur Kryesia e PSSH-së nuk është mbledhur për një kohë të gjatë pas zgjedhjeve të 28 qershorit, në prag të Kongresit, si dhe në kushtet kur mandati i kryetarit të PSSH-së është ndërprerë, e vlerësojmë të nevojshme thirrjen e Kryesisë për të diskutuar 5 çështje: Thirrjen dhe organizimin e Grupit Parlamentar në prag të hapjes së sesionit të ri të Kuvendit të Shqipërisë, përfshirjen në rendin e ditës së Kongresit të disa ndryshimeve në Statutin e PS-së, përgatitjen dhe administrimin e Kongresit, garantimin e transparencës gjatë ditës së Kongresit, si dhe diskutime për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së kryetarit të PSSH-së”, - thuhet në kërkesën e firmëtarëve.
Statuti
Kërkesa e firmosur nga 8 zyrtarët socialistë rrezikon të zhvlerësohet. Kjo pasi ajo bie në kundërshtim me Statutin e Partisë Socialiste, sipas së cilës kërkesa për thirrjen e mbledhjes së Kryesisë duhet të bëhet me firmën e të paktën një të tretave të anëtarëve të Kryesisë. Aktualisht vetëm pesë prej firmëtarëve rezultojnë anëtarë të Kryesisë, pasi Islami, Haxhiymeri dhe Harasani, edhe pse mund të quhen anëtarë të këtij forumi, nuk kanë të drejtë vote, ndërkohë që Kryesia e PS-së ka në përbërjen e saj 18 anëtarë dhe numri 5 rezulton i pamjaftueshëm. Gjithsesi, sipas Statutit, Kryesia do të mblidhet dhe do të analizojë legjitimitetin e kërkesës. Vetëm në rast të miratimit të saj do të diskutohet për pikat që përmban kjo kërkesë.
Firmëtarët
Anëtarët e Kryesisë
Ben Blushi
Arben Malaj
Eva Allushi
Mimoza Hafizi
Saemira Pino
Sekretarët
Kastriot Islami
Edlira Haxhiymeri
Andis Harasani
Përmbajtja e kërkesës
1-Thirrja dhe organizimi i Grupit Parlamentar në prag të hapjes së sesionit te ri të Kuvendit të Shqipërisë
2- Përfshirja në rendin e ditës së Kongresit të disa ndryshimeve në Statutin e PSSH-së
3- Përgatitja dhe administrimi i Kongresit
4- Garantimi i transparencës gjatë ditës së Kongresit
5- Diskutime për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së kryetarit të PSSH-së
Si do të përzgjidhen dhe cilët do të jenë delegatët e Kongresit të PS-së
Do të jenë delegatët e Kongresit të Jashtëzakonshëm të 29 gushtit ata që do të vendosin me votën e tyre fatin e së ardhmes së Partisë Socialiste. Delegatët do të votojnë për rezolutën e miratuar nga Asambleja Kombëtare, por, nga ana tjetër, me votën e tyre do të marrin vendim lidhur edhe me kërkesën e Blushit dhe mbështetësve të tij për ndërmarrjen e disa ndryshimeve statutore, që kanë të bëjnë me pozicionin e kryetarit të partisë. Por, si do të jetë përbërja e Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS-së dhe si do të bëhet përzgjedhja e delegatëve? Sipas Statutit të Partisë Socialiste, delegatët e Kongresit zgjidhen nga anëtarësia e Partisë e bashkive dhe komunave sipas parimit “një anëtar, një votë” dhe normës së përfaqësimit të miratuar nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Statuti parashikon gjithashtu se kryetari i PS-së, anëtarët e partisë që kanë pasur mandat të kryetarit të partisë, të Presidentit të Republikës, të kryeministrit, të kryetarit të Kuvendit, deputetët socialistë, anëtarë partie, anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PSSH-së që nuk përfshihen në kategoritë e mësipërme, kryetari i Komisionit të Garancive Statutore dhe KZP, kryetarët e PS-së të bashkive/komunave, kryetarët e bashkive, komunave dhe qarqeve, anëtarë partie, kryetari i FRESSH-it, kryetarja e FGSSH-së janë drejtpërdrejt delegatë të Kongresit të partisë. Sipas Statutit të PS-së, të drejtën e përfaqësimit me delegatë në Kongres e gëzojnë edhe strukturat e partisë jashtë atdheut si dhe sindikatat dhe shoqatat me afërsi programore me partinë sipas një norme përfaqësimi dhe kritereve të miratuara nga Asambleja Kombëtare e PSSH-së. Mandati i delegatit të Kongresit është 4 vjet. Mandati i delegatit ndërpritet para kohe kur jep dorëheqjen, çregjistrohet ose largohet nga partia. Mandati i filluar si delegat kongresi, për anëtarët e AK dhe deputetët, vazhdon deri në kongresin zgjedhor të radhës. Anëtarët e KGS-së, të KZP-së, kryefinancieri, kryetari i KQR-së përfshihen në listat e votimit për zgjedhjen e delegatëve. Në rast se nuk zgjidhen delegatë, marrin pjesë në kongres si të ftuar.
26 Gusht 2009