Kosovë, arrestohen dy persona për korrupsion
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në lidhje me një hetim për korrupsion.
Veprat që janë në hetim përfshijnë: shpërdorim detyre ose autoriteti zyrtar dhe ushtrim i ndikimit, njofton përmes një komunikate për media, misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX.
“Këto akuza lidhen me keqpërdorimin e pretenduar nga ana e një prokurori vendas të PSRK-së dhe të dy të tjerëve, të cilët pretendohet se kanë zhvatur shuma parash nga një i dyshuar në një rast”, thuhet në njoftim.
Hetimet thuhet se po kryhen nga Prokuroria e EULEX-it në Prizren sëbashku me Prokurorinë e EULEX-it në Pejë.
Ndërkohë ende është bërë i ditur identiteti i personave të arrestuar.