Kongresi V, Hoxha dhe Shehu gati të presin koka
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Tiranë, 14 korrik 1966 - Çdo raport i njëpasnjëshëm nga Shqipëria ka prirjen të forcojë përshtypjen se Partia e Punës po kalon një nga periudhat më kritike dhe se një tronditje në Parti është e pashmangshme. Një aspekt ironik i këtij perceptimi është fakti që kjo krizë ka ardhur në vitin e përvjetorit të 25 të themelimit të Partisë së Punës të Shqipërisë. Që nga pjesa e parë e fillimit të këtij viti, kur Komiteti Qendror i Partisë nisi të merrte një sërë masash të natyrës revolucionare, ka pasur një shpeshtim të shenjave që tregojnë një spastrim të mundshëm brenda radhëve në këtë bastion të fundit stalinist në Kontinentin Evropian. Megjithatë, një spastrim në këto momente është ende larg. Informacioni i deri tanishëm sugjeron se kjo mund të ndodhë në Kongresin e ardhshëm të 5-të të Partisë dhe pritet që ajo të prekë fillimisht kuadrot e ulëta dhe të mesme të Partisë. Sidoqoftë, ky veprim mund gjithashtu të kalojë papritur dhe në drejtime të tjera. Natyra hermetike e sundimit të Tiranës bën një parashikim për përmasat e sakta të një tronditjeje jashtëzakonisht të vështirë. Kritika më e fundit kundër anëtarëve të partisë që kanë “mëkatuar” erdhi gjatë një fjalimi elektoral të Enver Hoxhës në 8 korrik. Me këtë rast, Sekretari i Parë i Partisë deklaroi: “Dorë për dore me gjithë punën tonë të mirë, sigurisht që ka dhe të meta dhe gabime gjithashtu. E rëndësishme është që të minimizojmë në maksimum numrin e këtyre gabimeve dhe të ecim të vendosur përpara”. Kryeministri Mehmet Shehu, i cili ka qenë më i ashpër në deklaratat e tij për të njëjtën çështje, deklaroi më datë 5 korrik: “Masat e marra deri në këto momente nga partia për të revolucionarizuar më tej jetën në vendin tonë, janë vetëm fillimi i një procesi të thellë. Ky proces do të jetë i gjatë dhe i vështirë... Sigurisht, ky proces nuk mund të zhvillohet qetësisht, pa luftë, pa luftë klasash... Gjatë këtij procesi populli dhe partia do të zhvillohen më tej, do të bëhet një ndryshim në radhët tona, klasat punëtore të drejtuara nga partia do të pastrohen nga elementët armiqësor. Ata do izolohen dhe munden...” Më datë 2 korrik, gazeta “Zëri i popullit” botoi një artikull me titull “Komunistët nuk e Ndajnë Fjalën nga Veprat”, shkruar nga një korrespondentët e saj, Xhelil Gjoni. Artikulli analizon më gjerësisht 4 anëtarët e partisë, të cilët refuzuan të merrnin pjesë në lëvizjen “në mbështetje të popullit”. Artikulli kishte në qendër të tij plenumin e komitetit të partisë të zonës së Korçës, i cili kishte marrë vendimin e transferimit të shumë nga anëtarëve të tij në sipërmarrje dhe kooperativa të ndryshme. Fakti më i rëndësishëm ishte se vendimi i plenumit nuk ishte marrë “si pjesë e fushatës në zhvillim, por si pjesë e një detyre të vazhdueshme”. Katër anëtarët e partisë në fjalë u qortuan, pasi kishin shmangur vënien në zbatim të detyrave të tyre, duke mos iu përgjigjur thirrjes së partisë për vullnetarë në këtë lëvizje të partisë. Gjoni pyet në mënyrë retorike: “Çfarë principi ndoqën këta shokë për të vepruar ashtu siç bënë”? Gjoni e çon më tej sulmin e tij, duke thënë se një nga të akuzuarit, Petraq Riska, pasi u shkollua dhe mori një profesion nga shteti, “refuzon në mënyrë kategorike të shkojë të punojë dhe të jetojë në ish-fshatin e tij”. Një tjetër shok, Gaqo Prendo, është kritikuar, pasi e quajti ndjekjen e shkollës së Partisë një “sakrificë”. Prendo u citua të thoshte: “Ne i përfunduam të gjitha mësimet e partisë. Përse u dashka tani që të kthehemi sërish në fshat? A mos vallë pritet që ne të bëjmë më shumë sakrifica”? Këto dhe “mëkate” të tjera ideologjike si këto, tregojnë arsyet e vërteta se përse Komiteti Qendror Shqiptar ka marrë masa shumë të ashpra këto muajt e fundit. Është pothuajse e kotë të thuash që Gjoni në fund mbështet vendimin e Plenumit të Partisë së qarkut të Korçës që vendosi të përjashtojë të katër këta persona nga postet që ata mbajnë. Një tjetër incident i cili, edhe pse nuk ishte aq i rëndë sa ai i mësipërmi dhe shfaq mjaftueshëm pakënaqësinë ndaj sjelljes “jo revolucionare” të kuadrove të larta, - përmendej në numrin e gazetës “Zëri i popullit” më datë 7 korrik. Titulli i artikullit i ribotuar tek “Zëri i rinisë” shkruante: “Jo, të dashur prindër, kjo nuk u shërben edukimit revolucionar të të rinjve”. Kjo lidhet me lajmin e fundit se 20.000 nxënës dhe studentë nga Tirana do të shkonin të punonin një muaj vullnetarisht në fusha. Gazeta kritikoi ata prindër që kishin shfaqur “sentimentalizëm” ndaj këtij veprimi “revolucionar”. Ajo çka e bën këtë artikull kaq të rëndësishëm, është fakti që kritika i drejtohet zyrtarëve të lartë të partisë dhe atyre të qeverisë në Tiranë. “Zëri i popullit” komenton si më poshtë: “Pikërisht në kohën e optimizmit revolucionar, i cili kishte pushtuar të rinjtë, një pengesë për entuziazmin e kohëve është infektuar, për shkak të “kujdesit” sentimental të disa prindërve, të cilët vetëm disa ditë pas nisjes së fëmijëve të tyre nuk humbën kohë dhe u hipën makinave për t’i vizituar për shkak të frikës se mund t’u ketë ndodhur diçka. Nuk është e vështirë të gjesh se për kë drejtohet në mënyrë indirekte kjo kritikë nga organi i partisë kur përmend prindërit në Tiranë që mund të përballojnë makina private. Më i rëndësishëm, sidoqoftë, është fakti se artikulli përmend gjithashtu dhe emrat e disa personave që kanë lidhje me problemin e sipërpërmendur. Për shembull, aty thuhet se shoku Todi Naço “duke parë se djali i tij nuk ndihej mirë, e solli atë sërish në Tiranë”. Naço është një lejtnant gjeneral në ushtrinë shqiptare dhe President i klubit të futbollit që është në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, “Partizan”-it, një nga klubet sportive kryesore të Shqipërisë. Një tjetër zyrtar i lartë, i cili u përmend nga gazeta, sepse kishte vizituar shpesh vajzën e tij, është shoku Milo Qirko. Qirko është anëtar i Komitetit Qendror dhe me riorganizimin e fundit të qeverisë (17 mars), ai u bë nga zëvendës ministër i Komunikimit në ministër. Pavarësisht ngritjes në detyrë të Qirkos, fakti që emri i tij, së bashku me Naçon, është përzgjedhur për t’u kritikuar haptazi, duket se është një ogur fatkeq për ta. Mes shumë problemeve që përballet Partia e Punës së Shqipërisë, është anëtarësia relativisht e re e partisë dhe anëtarësisë së aparatit të shtetit gjithashtu, e cila e ka parandaluar hyrjen e gjakut të ri kaq të nevojshëm në parti. Mes atyre që u janë bashkangjitur partisë që pas ardhjes në pushtet pas Luftës së Dytë Botërore, duhet të ketë shumë elementë të kualifikuar, por plotësisht të pashpresë për shkak të mungesës së mundësisë për t’u shprehur. Dikush shumë mirë mund të supozojë që karakteristika e moshës së thyer në udhëheqjen aktuale përbën një arsye shtesë që të ketë një tronditje në përbërje të “klasës së re”. Kongresi V i Partisë do të ishte një rast ideal për të shfaqur shkallën e plotë të ndryshimeve të parashikuara në Parti. Paralajmërimeve të fundit nga Hoxha dhe Shehu për sa i përket “luftës së klasave”, masave drastike që janë parë këto kohët e fundit dhe shembujt e kritikës ndaj sjelljes “jo revolucionare”, duket se janë shenjat paralajmëruese të një Kongresi të trazuar të Partisë. Prandaj, ata “pyesin veten” nëse është e mundur që të ruhet një sjellje kaq shumë strikte ndaj tyre dhe përse duhet të zgjidhen ata për t’u dërguar në fshatra”.
Ky lajm është publikuar: 07/11/2009