E Diel, 1 Nëntor 2026

Një nga truprojat e arrestuar është donator për bamirësitë e bashkëshortes së kryeministritNga TemaEdhe pse për agresorët e Mero Bazes u tha që ishin thjesht truproja mbrojtës të Rezart Taçit, edhe kjo nuk rezulton kaq e thjeshtë. Lidhjet mes biznesm

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Një nga truprojat e arrestuar është donator për bamirësitë e bashkëshortes së kryeministritNga Tema

Edhe pse për agresorët e Mero Bazes u tha që ishin thjesht truproja mbrojtës të Rezart Taçit, edhe kjo nuk rezulton kaq e thjeshtë. Lidhjet mes biznesmenit e shoqëruesit të tij, Irgen Selfo, janë shumë më të thella se marrëdhëniet shef-vartës. Në fakt, emri i 23-vjeçarit Selfo figuron edhe në ankandin e zhvilluar në maj të këtij viti për blerjen e fanellave të lojtarëve të Milanit, të sjellë me bujë në kryeqytet nga i kamuri i ri, Rezart Taçi. Njeriu me detyrë funksionale truprojë, Irgen Selfo, ka shpenzuar 7 mijë euro për blerjen e bluzës së brazilianit Ronaldinjo dhe zviceranit Filip Senderos gjatë ankandit të zhvilluar pas ndeshjes. Por kjo nuk është e gjitha. Të ardhurat e ankandit, plot 65 mijë euro, kanë shkuar për llogari të fondacionit bamirës “Fëmijët shqiptarë” të gruas së kryeministrit Berisha.

Dhe janë këto pará, veç shumë të tjerash, të derdhura bujarisht në arkën e Familjes Berisha, ato që i siguruan mbrojtje Rezart Taçit nga institucionet shtetërore, madje edhe sot, që ai ndodhet në qeli me masën “Burg pa afat” për agresion fizik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›