Teksasi sheh tmerr me sy, vriten 13 ushtarë
Autori i Lajmit: AP
Një major i ushtrisë amerikane ka hapur zjarr mbi ushtarët në një kazermë në Teksas, duke shkaktuar vdekjen e 13 vetave dhe plagosjen e 31 të tjerëve. Majori Nidal Malik Hasan vrau 13 kolegë të tij dhe plagosi mbi 30 të tjerë, pas sulmit që ndërmori në bazën e ushtrisë amerikane Fort Hood në Texas, ku ka punuar si psikiatër. Ai u dërgua pa vetëdije në spital pasi u qëllua katër herë gjatë shkëmbimit të zjarrit. Autoritetet nuk e përjashtuan mundësinë që Hasan të ketë vepruar me urdhrat e një grupi të paidentifikuar radikal. Zyrtarët e ushtrisë amerikane kanë filluar hetimet në lidhje me atë se çfarë e shtyu psikiatrin e ushtrisë, të trajnuar që të ndihmojë ushtarët e stresuar, që të drejtojë armët kundër kolegëve të tij, aksion ky i cili ishte një masakër e vërtetë, ku ai vrau 13 persona dhe plagosi mbi 30 të tjerë, në bazën ushtarake Fort Hood në Texas. Në kaosin fillestar, i cili shpërtheu menjëherë pas shkëmbimit të zjarrit, zyrtarët ishin të mendimit se njëri nga të vrarët ishte sulmuesi. Gabimi u bë pas vonesës disa orëshe për të identifikuar Hasanin si sulmues. Autoritetet nuk e përjashtuan mundësinë që Hasan të ketë vepruar me urdhrat e një grupi të paidentifikuar radikal, - theksoi një zyrtar në Uashington. Ai nuk qartësoi nëse janë zbuluar dëshmi, të cilat do ta mbështetnin këtë teori. Zyrtarët nuk e përjashtojnë mundësinë që disa nga të vrarët dhe të plagosurit të jenë viktima për shkak të kaosit dhe rrëmujës që shpërtheu në vendin e ngjarjes. Të shtënat filluan në qendrën për gatishmëri ushtarake, ku ushtarët, të cilët kthehen apo bëhen gati për të shkuar misione ushtarake, i nënshtrohen kontrollit mjekësor. Prifti Greg Schannep, sa po kishte parkuar automjetin e tij dhe ishte bërë gati që të hynte në bazë, kur atij ju afrua një person me uniformë. “Zotëri, atje është duke u shkëmbyer zjarr”, - i tha ky personi me uniformë. Gjenerali Bob Cone, lavdëroi ushtarët e tjerë në Fort Hood, për të cilët theksoi se kanë reaguar mjaft shpejtë. Cone theksoi se të plagosurit janë dërguar në disa spitale në Texas. Identiteti i të plagosurve dhe i të vrarëve nuk u bë fillimisht publik nga ana e ushtrisë. Motivi për këtë sulm mbeti i paqartë, por me sa duket Hasan pritej që së shpejti të shkonte në mision edhe ai, ndërsa më herët kishte shprehur hidhërimin e tij për luftërat e SHBA-së në Irak dhe Afganistan. Senatori republikan nga Texasi, Kay Bailey, tha se gjeneralët në Gort Hood i kanë thënë atij se Hasan së shpejti pritej të shkonte në mision përtej detit. Koloneli tashmë në pension, Terry Lee, i cili tha se kishte punuar me Hasanin, i tha kanalit televiziv, Fox Neës, se Hasani do të shkonte në Afganistan. Lee shtoi se Hasan kishte shpresuar se presidenti amerikan, Barak Obama, do të merrte vendimin për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Iraku dhe Afganistani dhe se ka pasur vazhdimisht konflikte me ushtarët tjerë, të cilët i kanë përkrahur këto luftëra. Gjashtë vjet përpara se të fillonte shërbimin në Fort Hood, Hasani 39 vjeçar, ka punuar në qendrën mjekësore ushtarake, Ëalter Reed. Ai është diplomuar në Universitetin për shkenca mjekësore Bethesda, në vitin 2001. Para gjashtë muajve, Hasan kishte tërhequr vëmendjen e autoriteteve për zbatimin e ligjit pas shkrimeve të tij të publikuara në internet në lidhje me sulmet vetëvrasëse dhe kërcënimeve të tjera. Megjithatë, hetuesit nuk ishin të sigurt nëse ishte Hasani autor i vërtetë i këtyre shkrimeve dhe autoritetet nuk kishin filluar hetime zyrtare kundër tij. Menjëherë pas masakrës në Fort Hood, FBI, policia lokale dhe agjencitë e tjera mësynë në shtëpinë e Hasanit, - deklaroi zëdhënësja e policisë, Hillary Shine.
Presidenti
Obama: “E tmerrshme, i vramë në shtëpinë e tyre”
Presidenti Barak Obama tha se Shtëpia e Bardhë po punon me Pentagonin, Zyrën Federale për Hetime, FBI dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të siguruar bazën Fort Hood. Obama tha se ky ishte një “shpërthim i tmerrshëm i dhunës” dhe do të përdoren të gjitha burimet e nevojshme për të ndihmuar bazën ushtarake dhe qytetin ku ajo ndodhet. “Është shumë e vështirë kur ne humbasim amerikanët kurajozë që shërbejnë në fronte larg vendit. Por është e tmerrshme kur ata gjenden në goditje armësh në bazën ushtarake brenda Amerikës”, - tha Obama. Kamerat e sigurisë tregojnë se në mëngjesin e ditës së incidentit Nidal Hasan mbante një veshje tradicionale arabe e quajtur dishdashah dhe një kapele myslimane që mbahet gjatë faljes. Gjatë kohës së sulmit ai kishte të veshur uniformën ushtarake.
Ky lajm është publikuar: 07/11/2009