E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-dado i Obamës, një transeksual

Ish-dado i Barak Obamës u zbulua të ishte në të vërtetë një gei e transeksual. Evie është kujdesur për Presidentin kur nëna e tij, An Dunkam, shkoi të jetonte në Xhakarta, Indonezi në fund të viteve 60. Evie e quante Obamën Berri dhe e kishte fituar punën duke e impresionuar zonjën Dunkam me gatimet e tij. Sipas Daily Mail, Evie largohej nga shtëpia ku qëndronte Obama i vogël, i veshur me rroba femrash, por ishte shumë i kujdesshëm që Berri të mos e shihte ashtu. Në atë kohë, Obama ishte tetë vjeç. Evie beson me të vërtetë se është një grua. Por urrejtja e njerëzve në vend për transeksualët e ka detyruar atë të jetojë siç është fizikisht, një burrë. Evie tha se nuk e dinte që djali për të cilin ajo ishte kujdesur për dy vjet ishte zgjedhur President i SHBA-ve, derisa pa një foto të tij fëmijë në TV. Lajmi u konfirmua i vërtetë. Evie tregon me krenari se Tani, kur njerëzit më thërrasin zhul, unë u them, Kam qenë dadoja e Presidentit të SHBA-së!

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›