Kongresi elektoral, arsyet pse Berisha i shtyu zgjedhjet në parti pas qershorit
PD-ja shmang zgjedhjet në parti para zgjedhjeve elektorale. Përpjekja e Berishës për të ulur tensionet brenda partisë
Eljona Ballhysa
Deputetët e PD-së kanë zbardhur arsyet pse Kryesia dhe kryetari i PD-së, Berisha, vendosën t’i shtyjnë zgjedhjet brenda partisë pas zgjedhjeve parlamentare. Sipas tyre, kongresi elektoral, megjithëse nuk parashikohet në statutin e PD-së, është i njohur në praktikën e partive politike. Mbajtja e tij shikohet pozitive në rastin e zhvillimit para zgjedhjeve parlamentare, pasi PD-ja ekspozon para elektoratit mbështetjen e anëtarësisë ndaj lidershipit dhe programit elektoral që pritet të bëhet publike gjatë këtij Kuvendit. Zhvillimi i kongresit elektoral dhe shmangia e zgjedhjeve në parti është një taktikë e Berishës për t’i mbajtur “djajtë në shishe”. Deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së janë shprehur vazhdimisht se zgjedhjet në parti rrezikonin të krijonin një përçarje të anëtarësisë para zgjedhjeve parlamentare. Sipas tyre, janë diskutuar mes tyre disa nga arsyet kryesore që e detyruan Berishën të shtyjë Kuvendin Kombëtar dhe zgjedhjet në parti pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit.
Arsyet
Deputetët e Partisë Demokratike bëjnë të ditur se me shtyrjen e zgjedhjeve brenda partisë janë shmangur pakënaqësitë e anëtarëve që nuk do të “bekoheshin” me poste drejtuese. Zgjedhjet brenda PD-së dhe mënyra e realizimit të tyre në disa degë të vendit kanë krijuar debate brenda Grupit Parlamentar të kësaj partie. Në rast se do të zhvillohej Kuvendi dhe do të mbaheshin zgjedhjet për postet drejtuese, siç janë sekretarët dhe nënkryetarët, apo anëtarët e Kryesisë qendrore, sigurisht që debati brenda PD-së do të thellohej. Kjo do të tërhiqte vëmendjen e opinionit publik tek zgjedhjet në PD, ndërkohë që do të anashkalohej fushata elektorale për Kuvendin e Shqipërisë. Pra pasojat duket se do të ishin fatale për PD-në.
Lidershipi i PD-së mësohet se ka marrë në konsideratë dhe rezultatin e zgjedhjeve parlamentare. Pasi në rast humbjeje të PD-së në zgjedhje, kryetari lë karrigen dhe duhet medoemos të thërritet kongresi i jashtëzakonshëm, të bëhet fushatë e të zhvillohen zgjedhje të reja. Por e gjitha kjo ka një kosto aspak të vogël për një parti. Pra PD-ja nuk mund t’ia lejonte vetes të zhvillonte dy kuvende zgjedhore brenda një kohe të shkurtër, pra para dhe pas zgjedhjeve parlamentare në rastin e një rezultati negativ. Zhvillimi i kongresit elektoral zbeh deri diku shkeljen e statutit përsa i përket moskonfirmimit të mandatit të kryetarit dhe drejtuesve të tjerë të PD-së, mandat i cili ka përfunduar më 24 prill.
Mandati i kryetarit të PD-së, sipas Statutit të partisë, duhet të rikonfirmohet çdo katër vjet. Berisha është rizgjedhur në postin e kryetarit të PD-së më 24 prill të vitit 2005. Po ashtu dhe mandati i anëtarëve të Kuvendit Kombëtar si dhe drejtuesve të tjerë të PD-së kanë përfunduar dhe duhen zgjedhur drejtuesit e rinj. Gjithsesi, mandati i të gjithë drejtuesve të PD-së do të konfirmohet pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Kryesia qendrore e Partisë Demokratike vendosi pak ditë më parë që Kuvendin Kombëtar të zakonshëm ta zhvillojë pas zgjedhjeve elektorale, ndërkohë që më 23 maj është vendosur që të mbahet një kongres elektoral.
1 Maj 2009