E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi elektoral i PD, më 23 maj

Nga Tema

Kryesia e vogël e Partisë Demokratike ka vendosur gjatë mbrëmjes së djeshme për mbajtjen e kongresit elektoral më 23 maj. Në nisje të fushatës zgjedhore, demokratët do të mblidhen në konventën e tyre, e cila vetëm sa do karikojë energjitë, ndërsa zgjedhjet janë lënë për më vonë. Ende nuk është saktësuar se çfarë do të ndodhë më degën e Partisë Demokratike të Tiranës, edhe pse shanset janë që kryetar të “emërohet” Aldo Bumçi. Një nga emrat kryesorë të PD, Besnik Mustafaj, ka deklaruar se do rishohë qëndrimin e tij në politikë, nëse gara do prishet, siç dhe gjasat janë.

Disa ditë më parë, kryeministri shqiptar, Sali Berisha, deklaroi se Aldo Bumçi është një kandidaturë e shkëlqyer.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›