Kongresi i IV i BLD, Starova: Me PD në koalicion
Partia Bashkimi Liberal Demokrat ka zhvilluar sot Kongresin e IV të saj. Gjatë fjalës së tij kreu i BLD, Starova ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme BLD-ja do të jetë në të njëjtin koalicion me Partinë Demokratike..
TIRANE- Në zgjedhjet e ardhshme partia e Bashkimit Liberal Demokrat do të jetë në të njëjtin koalicion me Partinë Demokratike. Ky është qendrimi i liberal demokratëve i nxjerrë gjatë punimeve të Kongresi të IV-të të tyre, ku u evidentua veprimtaria e kësaj Partie gjatë tre viteve të fundit, pas fitores së koalicionit të djathtë në vitin 2005 dhe angazhimi i saj për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryetari i BLD-së Arjan Starova, gjatë fjalës së tij në kongres tha se “partia e tij ka njohur rritje gjatë këtyre viteve”, ndërsa ka deklaruar praninë e BLD-së në të njëjtin koalicion me PD-së në zgjedhjet e ardhshme.
Starova tha më tej se “sot disa ide liberale demokrate janë kthyer në koncepte të koalicionit të djathtë siç janë idetë e pajtimit të moralit me politikën, investimet në arsim, lehtësimi i procedurave për biznesin shqiptar, modernizimi i administratës publike etj”. (a.r/news24/balkanweb)