E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi i Komitetit të Pajtimit në sfidat e kohës

Nga Qazim Shehu

Qazim D. ShehuDitët e fundit u mblodh kongresi i katër i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar me përfaqësues nga gjithë trevat shqiptare, duke bërë evidente arritjet dhe mangësitë nga kongresi paraardhës. Sot, me të drejtë mund të thuhet se shoqëria jonë është dorëzuar pra krimit, para sfidave të kohës dhe të papriturat që sjellin reliktet e reja socpolitike, me gjithë angazhimet e programeve qeverisëse dhe apelin mediatik që bëjnë ato në luftën kundër krimit. Sipas Gjin Markut, kryetar i komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar dhe sipas diskutimeve dhe raportit të Kongresit rezulton se krimi në Shqipëri gjithnjë e më shumë po merr përmasa të frikshme dhe po bëhet gangrenë e një realiteti që mund të ndërtohej ndryshe. Pajtimi si nocion historik dhe gjeografik gjithnjë e ka sjellë në vëmendje instinktin tradicional, kur shqiptari është ndodhur përballë rreziqeve që kërcënuan qenësinë e tij kombëtare përballë armiqve historikë që dihen. Por Pajtimi nuk mund të bëhet në paqe, çka duket si paradoksale dhe diçka jo logjike. Është për t`u vënë në dukje se shoqëria jonë ende brehet nga kontradikta të vjetra dhe të reja, se ende pasojat e konflikteve të heshtura acarojnë dhe mahisin plagë të vjetra. Kjo është gjendja psikologjike panaromike e shoqërisë së sotme. Gjendje e cila nuk mund të përballet pa e njohur, po njëkohësisht nuk mund të njihet pa e studiuar atë si duhet dhe me rigorizitetin e duhur. Pothuajse në çdo fshat ekzistojnë burrat e mençur, njerëzit e urtë dhe të bindur, njerëzit paqësorë të cilët me fjalën dhe mendimin e tyre shfrytëzojnë çdo mundësi për shuarjen e gjakrave dhe hyrjen në bisedime. Dihet se krimi nuk të çon gjëkundi përveçse në errësirë dhe moszhvillim, ndaj kishte të drejtë Shekspiri kur shprehej tek Makbethi se: Çdo gjë e nisur me të keq, përfundon për keq dhe për dreq. Ky konstatim i gjeniut anglez është një postulat edhe për kohën e sotme, sepse gjithnjë krimi përveç larjes së hesapeve të atyre njerëzve që kujtojnë se i kanë mbyllur atë, ka sjellë një hesap të ri, dhe gjithnjë krimi ka mbartur në vetvete mundësinë e mbartjes së diçkaje të keqe. Pothuajse ka njëzet vjet që shoqëria shqiptare ndodhet e ekspozuar ndaj krimit, sa i fshehtë aq i hapur delirant, i trimëruar dhe kanosës. Krimi, me gjithë luftën që i ka bërë shteti në situatat më të mira të tij, gjithnjë është trimëruar prej fuqisë së vet korruptive duke u bërë kështu një pengesë e madhe në zhvillimin social ekonomik dhe politik. Zakonisht krimi i mpin fuqitë rigjeneruese të shoqërisë dhe çarmatos idetë paqësore për zhvillimin e një shoqërie normale, e gatshme për të siguruar integritetin e saj veprues përmes lirisë së fjalës, lirisë së pasurimit dhe lirisë së pronës. Por duhet thënë, me të drejtë se krimi është sofistikuar shumë dhe nuk është e lehtë që të shëmbëllehen dhe të konkretizohen pamjet e tij aq thjesht në një shoqëri ku thelbi dhe shfaqja mezi dallohen dhe ku mistifikohet çdo arritje përmes krimit dhe të drejtës së zhbërë, si një ecuri normale zhvillimi. Duke biseduar me Gjin Markun po edhe me të tjerë pjesëmarrës së këtij kongresi do vëmë re se këto shfaqje njihen, se njeriu i sotëm nuk e ka të vështirë të komunikojë dhe të analizojë këto dukuri, po kur vjen puna për të vepruar dhe për ta thënë fjalën, këtu diçka ngec, nuk thuhet, anashkalohet dhe merret si diçka që është e vështirë të zbërthehet dhe kështu ne gjithnjë vazhdojmë të teorizojmë rreth tij, pa mundur kurrë të ngrihemi si një fuqi e vetme, uragan kundër krimit, në mënyrë që shoqëria shqiptare të bëhet një shoqëri paqësore e vërtetë, ku çdo shqiptar të ndjehet i sigurtë dhe të kuptojë se fjala e thënë duhet marrë jo si një nevojë për të grumbullur urrejtje dhe hakmarrje,po më së shumti si një nxitje për reflektim. Ne jemi një shoqëri që vijmë nga shoqëri të montuara u theksua në rapot-përmes regjimeve të huaja ose autoregjimeve ku dëshira dhe egoja e sëmurë e diktatorëve kanë sjellë gjithnjë tablo të zymta të frikës dhe kanë injektuar frikën përmes ndëshkimit. Gjithashtu, për shkak të trashëgimisë së dobët të pronës ose të shkuljes së saj nga mbivendosjet e regjimeve ne gjithnjë mbetemi peng i mentaliteteve se çdo gjë zgjidhet me forcën e më të fortit dhe jo forcën e ligjit… në këtë pikëpamje shoqëria jonë ende nuk e ka aq të zhvilluar sensin e drejtësisë dhe nuk i sjell kumtet paqësore të cilat duhet t`i zhvillojë në një nivel të kënaqshëm përfaqësimi dhe të ngulitjes në një kulturë të re demokratike. Por nuk duhet harruar se shoqërinë tonë e dëmton shumë edhe njëzell i teprt i shfaqësimit përmes Kanunit të Lekë Dukagjinit, shfaqësim i cili besohet si korrekt, po të marrim parasysh gjithë atë llomotitje në emër të tij. Natyrisht kjo është e gabuar dhe pa një strategji ose me një strategji që i del boja shpejt, sepse gjithkush e di se çdo vrasje e kryer në emër të Kanunit nuk ka lidhje me të, vetëm merr si alibi Kanunin për t`u shfaqësuar ose për t`i rënë kot më qafë. Vihet re se kohët e fundit krimi është degustuar aq shumë saka fituar një terren hipokrit,krejt ndryshe nga çfarë kanë shfaqjen e vet. E pikërisht për këtë, e pabesueshme për një shoqëri moderne kur ligjet moderne nga parlamenti dalin me tepri,-pikërisht në një shoqëri që vesh një stof modern- në komunikimin midis njerëzve janë rregullat dhe kodet kanunore që vijnë në ndihmë, kur ato duhej të pushonin me kohë. Pse ndodh kjo. ?Ka disa arsye. Së pari kanuni ka qindra vjet që ka rregulluar jetën zakonore të shqiptarëve dhe e ka rregulluar mirë me drejtësi dhe rreptësi. Së dyti shumë ligje të reja janë implementuar pa njohur një terren konkret ose janë kopjuar për hir të nxitimit për ta kapur Europën, këto ligje nuk i ka shoqëruar një psikologji pranuese. Nga kjo krijohet një handikap dhe një mosbesim i cili kurrë nuk do të shndërrohet në besim. Ndaj është plot me vend ndërhyrja e Misionarëve të Pajtimit, i atyre njerëzve që vijnë në Kongresin e Katër Të Pajtimit me një bilanc pajimesh të mira, kur u duhet të shfrytëzojnë Kanunin, ligjet, sedrën, patriotizmin, nacionalizmin, njohjet, krahinorizmin, çdo mjet, çdo mundësi, vetëm e vetëm që të kryhet Pajtim në emër të jetës dhe të dashurisë për të, në mënyrë që familje të tëra të mos mbeten të veçuara as të përbuzura,që në rrugët e fshatrave shqiptare, të mos shëtisë hija e frikës ndaj vrasjes së mundshme po të shëtisë dielli i mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellët aq i domosdoshëm dhe jetik për një shoqëri paqësore dhe të ngritur mbi parimet humane të Europës së sotme. Kongresi i Katër i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, me një varg arritjesh, si një forum i shoqërisë civile, i ka ftuar të gjithë ata njerëz që duan të kontribuojnë në çdo fshat dhe qytet(krimi në qytet po bëhet më i egër se në gryka a maja malesh),në hedhjen e urave të komunikimit pa pasë frikë nga çdo lloj e shfaqjes së krimit duke ia kthyer vëmendjen çdo qenie njerëzore që kërkon ndihmë. Është e pafalshme dhe intolerante për një shoqëri e cila nuk gjen mekanizmat e duhur të prodhimit të së drejtës,që të rrijë në pozita pritëse. Ndonjëri mund të thotë se shoqëria me taksat që paguan i ka të zgjedhur mekanizma shtetërore të cilat prodhojnë dhe japin siguri, me kohë është kuptuar dhe marrë vesh, se këto mekanizma ende nuk po e justifikojnë këtë,çfarë flet për një shtet të dobët në përballje me krimin. Atëherë ç`duhet bërë? Shoqëria gjithnjë i thërret mekanizmat e tjera rezervë, që nuk janë veçse qeliza të shoqërisë civile, të cilat aktivizohen dhe krijojnë vullnete më të mëdha në luftën kundër krimit dhe vrasjes në tërësi. Sepse asnjë shoqëri nuk mund të ndihet kurrë e qetë, kur segmente të caktuara të saj mbeten të izoluara dhe të ngujuara, kur kriminelët nuk ndëshkohen dhe për krimin flitet si për një subjekt me telenovela, kur nuk vihen gishtat mbi plagë dhe aq më shumë kur nuk shënohet plaga, prandaj edhe ky Kongres, në linjën e shifrave dhe më

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›