Topi: Shqiperia, shembull i tolerances fetare

Presidenti i Republikës Bamir Topi ndodhet prej dy ditësh në kryeqytetin e Qipros, Nikosia, ku po merr pjesë në takimin ndërkombëtar "Qytetërimi i paqes", organizuar nga Komuniteti i Sant Exhidios dhe Kisha e Qipros.
Në fjalën e tij të mbajtur sot në mëngjes, Presidenti ka marrë shembullin e Shqipërisë ku bashkëjetojnë tre besime dhe katër komunitete të ndryshme fetare, për të mbrojtur idenë se përplasja e qytetërimeve është një abuzim intelektual, që serviret për të fshehur interesa të grupeve ose qarqeve të caktuara politiko-ushtarake.
Ne fjalen e tij Presidenti Topi permendi bashkjetesen e feve ne Shqiperi duke thene se Shqiperia i jep botës shembullin e rrallë të harmonisë, dialogut, paqes e bashkëjetesës ndërfetare, pikërisht në mes të hapësirës gjeografiko-politike ballkanike, e njohur për grindje, luftra e urrejtje, deri kohët e fundit perfundoi fjalen e tij kreu i shtetit.