Kongresi i Noterëve, Berisha: Keni besimin tonë, luftoni larjen e parave
Tiranë- Noterët shqiptarë kanë mbajtur sot kongresin e parë të tyre në Tiranë. I pranishëm në këtë eveniment ka qënë edhe kryeministri i vendit, Sali Berisha i cili e ka cilësuar një ngjarje historike kongresin e noterisë shqiptare.
Vini këtu më një trashigimi të shkëlqyer shekullore të noterisë shqiptare. Me vendosmerinë për të reformuar gjithnjë dhe më shumë këtë sistem themelor për shtetin, shoqërinë, ligjin dhe ekonominë- tha Berisha.
Kreu i qeverisë nënvizoi: Çdo ditë ju firmosni ligje, se aktet tuaj janë ligje për palet, që prekin më shumë palen në lekurën dhe shpirtin e tyre Të punojnë pa patur frikë nga puna e tyre dhe krenar për ta bërë atë që bëjnë. Gjatë këtij viti ministria e Drejtësisë ka ndërmmarë nismat ligjore për të transferuar tek ju një sëri përgjegjësish të cilat më parë ishin në zyrat e regjistrimit të pasurive dhe në institucione të tjera. Ju garantoj se do ecim dora dorës për zhvillimine këtij shërbimi’- tha kryeministri duke nënvizuar se transparenca është jetike për çdo zyrtar pasi mund të punojnë pa patur frikë nga puna e tyre.
Sipas zotit Berisha qeveria vlerëson interesin për shtuar bashkëpuninin më dhomën e noterisë, duke nënvizuar se i beson asaj e se do të ndërmerren refoma për rritjen e autonomisë.
‘Qeveria shqiptare ka besim të madh tek ju, dhe do bëjë gjithçka që ju të shndërroheni në një nga shërbimet më moderne në Shqipëri dhe Evropë. Vlerësojmë vullnetin tuaj për të reformuar pozitivisht këtë shërbim jetik për shoqërinë, ekonominë, shtetin ligjor… Ju dëshmoni aftësitë tuaja vetërregulluese, mekanizmi më themelor për të garantuar autonominë e domososhme që ju keni. Ju falenderoj për mirëpritjen e dixhitalizimit. Qeveria do të ketë një dialog konstant me ju dhe dhomën tuaj dhe do të bëjmë gjithçka që ju të jeni ndër shërbimet më moderne dhe transparente për qytetarët shqiptarë, dhe me emrin më të mirë. Reforma më shërbime më të shpejta dhe për të rritur autonominë tuaj’- shtoi Berisha.
Ndër të tjera kreu i qeverisë u rikujtoi noterëve rolin e tyre në luftën kundër pastrimit të parave dhe theksoi se kontributi i tyre është vendimtar në këtë luftë për sigurinë. E cila është jetike për tregun e lirë, dhe siç tha zoti Berisha, noterët mund ta godasin fuqishëm fenomenin gërryes të shoqërisë.
/IDEA/