E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresi i PDS, shpallen emrat per deputete

Kongresi i Partise Demokracia Sociale miratoi diten e djeshme listat e kandidateve per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Krahas konfirmimit se kryetarit te PDS-se se partia e tij do te jete pjese e koalicionit te majte, nje pjese e rendesishme punimeve ishte dhe miratimi i listave per te gjitha qarqet. Kjo parti e majte tashme do te hyje ne zgjedhjet parlamentare me synimin per te krijuar nje grup parlamentar, pra qe te marre 7 deputete nga zhvillimi i zgjedhjeve. Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, do te kandidoje ne 6 qarqe, perkatesisht ne Tirane, Fier, Vlore, Korce, Elbasan, Diber. Kjo eshte mese e lejueshme per nje kryetar partie, i cili sipas kodit te ri zgjedhor ka te drejten te vendose emrin ne te parin ne liste ne te gjitha qarqet nese deshirohet kjo gje. Por ne rast se del triumfues ne me shume se nje qark, kryetari i partise zgjedh nje nga qarqet dhe ne qarkun tjetri, fituesi eshte pasardhesi. Keshtu pra, ne Gjirokaster eshte vendosur Hasim Peta, kryetar i partise per kete qark. Ndersa sekretari Politik Artur Duckllari, do te jete i dyti ne listat e qarkut te Tiranes, pas kryetarit te tij. Nderkaq, juristi i njohur ne Berat, Dritan Devole, do te jete i pari ne liste. Ne qarkun e Korces do te vendoset Silvana Xuhano, ne Diber Petrit Zili, ne Durres Ilia Milloshi, ne Elbasan, Pellumb Xhelili kryetari partise per Gramshin dhe ne Tropoje, Gezim Bushati.

LISTAT

Kongresi i Partise Demokracia Sociale gjate nje mbledhje pune per fushaten elektorale te zhvilluar diten e djeshme ne sallen e Teatrit te Operave dhe Baletit, vendosi per listen e kandidateve ne unanimitet te plote sipas kritereve te percaktuara. Gjithashtu, kreu i PDS rikonfirmoi qendrimin ne koalicionin me Partine Socialiste.

Kryesuesit e listave te PDS

Kryetari i PDS, Paskal Milo ne Tirane, Fier, Vlore, Korce, Elbasan, Diber

Ne Gjirokaster Hasim Peta, kryetar i partise se rrethit

Ne Tirane, i dyti ne liste, Artur Duckallari

Ne Berat, Dritan Devole, jurist, i pari ne liste

Ne Fier Leoanard Strati, jurist, i dyti ne liste

Ne Korce, Silvana Xuhano, e dyta ne liste

Ne Diber, Petrit Zili, i dyti ne liste

Ne Durres, Ilia Milloshi, kryetar i Partise

Ne Elbasan, Pellumb Xhelili, i dyti ne liste

Ne Tropoje, Gezim Bushati, i pari ne liste


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›