E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresi i PS-Së, Topalli: Ishte “Kurban Kongresi”

TIRANË Kryeministri Sali Berisha në shenjë respekti të festës së Kurban Bajramit ka shmangur komentet politike, ndërkohë që nuk e ka bërë një gjë të tillë Kryeparlamentarja Jozefina Topalli. E pyetur nga gazetarët për Kongresin e PS-së që u zhvillua dy ditë më parë, Topalli, duke e paralelizuar edhe me librin më të fundit që kreu i PS-së, Edi Rama, do të nxjerrë në treg, tha se kongresi i opozitës ishte si “Kurban Kongresi”. Këtë deklaratë të shkurtër kryeparlamentarja Topalli e bëri pas vizitës në Selinë e komunitetit musliman në Tiranë. Kongresi i Partisë Socialiste mbylli punimet mbrëmjen e së shtunës. Ndërkohë, dje kanë dhënë urimet e tyre për besimtarët muslimanë, kryeministri Sali Berisha; Presidenti i Republikës, Bamir Topi; dhe kryetari i opozitës, Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›