E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëna shqiptare ‘ringjall’ fshatin maqedonas

SHKUP- Angjela quhet shqiptarja, e martuar në fshatin Belovodicë të Prilepit, e cila ka sjellë në jetë foshnjen e parë pas 37 viteve në këtë fshat të populluar nga pleq.

Shqiptarja është njohur me bashkëshortin e saj Mitre 53-vjeç përmes agjencive që realizojnë martesat e vajzave dhe grave shqiptare në Maqedoni dhe kanë vendosur të jetojnë të lumtur në fshatin që ndodhet 20 km larg Shkupit.

Fshati që numëron 20 banorë, është i gëzuar shumë për ardhjen në jetë ë banorit më të ri, ndërkohë mediat maqedonase shkruajnë se po ringjallet fshati që po shkonte drejt shuarjes, raporton Telegraf.

Një numër i madh i shqiptareve janë të martuara nëpër vendbanimet maqedonase. Shumica e këtyre martesave bëhet me para, pasi që burrat maqedonas janë kryesisht të moshuar e të pamartuar.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›