Kongresi i PS-së, nis lufta mes tre kandidatëve për kreun e opozitës
Rama pranon rikandidimin për postin e kryetarit të partisë. Malaj e Blushi, dy kandidatët rivalë të kryetarit në detyrë
Eljona Ballhysa
Ndërkohë që Partinë Socialiste e ndajnë më pak se dy javë nga Kongresi i Jashtëzakonshëm, deri tani janë përvijuar tre kandidatë kryesorë për postin e kryetarit të partisë. Përveç kryetarit në detyrë, Edi Rama, i cili vetëm një ditë më parë theu heshtjen dhe deklaroi rikandidimin për të rifituar postin e kryetarit të PS-së, janë dhe dy figura të tjera që do të garojnë përballë Ramës në Kongresin e 29 gushtit. Arben Malaj ka konfirmuar kandidimin për postin e kryetarit të PS-së gjatë një intervistë dhënë dje agjencisë së njohur të lajmeve “BBC”. Ndërsa Ben Blushi pritet të jetë rivali tjetër i Ramës. Ky i fundit nuk e ka konfirmuar, por as e ka mohuar mundësinë për të kandiduar. Madje Blushi ka qenë ndër të parët deputetë të PS-së që i është kundërvënë projektit postzgjedhor të Ramës. Prej disa ditësh është prezantuar platforma e tij për ndryshimet statutore dhe më gjerë, të cilat ai do t’i prezantojë në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së.
Rama
Kryetari në detyrë i PS-së, Edi Rama, konfirmoi një ditë më parë rikandidimin për postin e kryetarit të PS-së. Mandati i Ramës në krye të PS-së u ndërpre për shkak se PS-ja humbi në zgjedhjet e 28 qershorit dhe në bazë të një dispozite në Statutin e Partisë Socialiste, ndërpritet para kohe mandati i kryetarit. Pavarësisht thirrjeve të disa deputetëve të PS-së për moskandidim të Ramës në Kongres, ky i fundit shprehet se do të garojë për të çuar përpara projektin e tij. “Po, unë do të rikandidoj për kreun e Partisë Socialiste”, - është shprehur Rama, ndërsa ka shtuar se ndihet krenar që partia që ai ka drejtuar dhe reformuar prej katër vjetësh tashmë ndihet më e lirë dhe më demokratike, ku cilido ka të drejtë të shfaqë pikëpamjet e tij. Rama është shprehur kundër ndryshimeve statutore që propozohen nga rivalët e tij. Ai ka konstatuar se nuk është momenti i duhur për të ndryshuar Statutin, por është momenti që PS-ja të marrë një qëndrim përsa i përket rezultatit të zgjedhjeve dhe të demaskojë në çdo moment maskaradën zgjedhore me qëllimin e vetëm që vendi të futet në zgjedhje të parakohshme, për të rrëzuar nga pushteti çiftin e ri të politikës së vjetër, Berishën dhe Metën. Ai shprehet se qëndrimi i tij është në vazhdën e vendimit të Asamblesë Kombëtare. “Thjesht zëri im është bashkuar me zërin e Asamblesë Kombëtare në rezolutën që përcakton qartësisht qëndrimin tonë për zgjedhjet e 28 qershorit. Është zëri i përbashkët i Asamblesë që i kërkoi Kongresit të Jashtëzakonshëm miratimin e këtij qëndrimi, me synimin për ta pozicionuar qartë Partinë Socialiste në raport me maskaradën zgjedhore dhe piketuar rrugën e një opozite që do të synojë zgjedhjet e parakohshme, për t'i ridhënë legjitimitetin e plotë një parlamenti me sovranitet të cunguar, ku do të dalë së shpejti një qeveri që është pasqyra besnike e kësaj maskarade”, - është shprehur Rama gjatë një interviste dhënë një të përditshmeje shqiptare.
Malaj
Arben Malaj, një ndër deputetët e vjetër dhe me kontribute në PS, disa herë ministër i kësaj partie, dje ka deklaruar zyrtarisht se do të kandidojë për postin e kryetarit të PS-së në Kongresin e Jashtëzakonshëm të 29 gushtit. Malaj është shprehur se platforma që ai do të prezantojë në Kongres mbështetet në disa pika, ku kryesorja është rritja e demokracisë së brendshme në PS, rritja e rolit të Grupit Parlamentar si dhe vlerësimi i meritave individuale. “Thelbi i platformës sime rezulton në disa pika kryesore. E para, brenda Partisë Socialiste të ketë më shumë demokraci të brendshme, të rritet roli i Grupit Parlamentar, të rikthehet pavarësia e forumeve të partisë, siç janë Forumi Eurosocialist dhe ai Gruas, si dhe të rikthehet sistemi promovues, ku karriera politike është e mundshme për këdo dhe të vlerësohet për shkak të vlerave dhe jo preferencave individuale”, - është shprehur Malaj. Ai e ka konsideruar garën në PS si një nevojë për reformim, dhe jo si një garë individuale. Sipas tij, PS-ja ka nevojë të shërohet, dhe jo të ndjehet e dobësuar për shkak të garës për kreun e PS-së. “Lidhur me kandidimin tim, unë kam ofruar mundësinë që në këtë situatë të vështirë, ashtu si kolegë të tjerë, nëpërmjet një gare që në thelb nuk është një luftë, por është një konkurrencë vizioni e përgjegjësie, sidomos në momentin ku ndodhet PS-ja dhe e majta shqiptare”, - është shprehur Malaj. Ai ka shtuar se garën e tij e mbështet në përkushtimin e tij për t’i kthyer Partisë Socialiste energjinë në ballafaqimin politik të katër viteve të ardhshme. “Unë garën time e mbështes në tri elemente të rëndësishme. Në përkushtimin për një punë pa kufi për t'i kthyer PS-së gjithë energjinë në këtë ballafaqim politik. E dyta, në institucionin e mirënjohjes për çdo socialist dhe çdo mbështetës dhe e treta, në fleksibilitetin që duhet të kemi përballë koalicioneve, kompromiseve dhe aleancave të domosdoshme që Partia Socialiste të fillojë dhe të zgjerohet në mbështetjen e saj publike si parakusht për të qenë fituese në zgjedhjet e ardhshme”, - është shprehur Malaj, ndërsa ka shtuar se do të vazhdojë të punojë për PS-në dhe të jetë pjesë e kësaj partie edhe në rast se platforma e tij rrëzohet në Kongresin e Jashtëzakonshëm të 29 gushtit.
Blushi
Ben Blushi është i pari deputet dhe anëtar i Kryesisë së PS-së që doli kundër Ramës në qëndrimin që PS-ja duhet të mbajë pas humbjes në zgjedhje. Blushi u shpreh kundër Ramës, por dhe anëtarëve të tjerë të PS-së për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Madje në Asamblenë Kombëtare të PS-së ai prezantoi dhe një platformë, e cila u rrëzua. Pavarësisht kësaj, Blushi ka përgatitur një tjetër platformë që do ta prezantojë në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste. Megjithatë, Blushi nuk e ka konfirmuar asnjëherë nëse do të kandidojë për postin e kryetarit të partisë, por ai as e ka mohuar një gjë të tillë. “Janë tri elemente ku ne do të investojmë në këtë kongres: së pari, demokratizimi i Partisë Socialiste, duke u dhënë më shumë fuqi forumeve me ndryshime statutore. Ne do kërkojmë të ndryshojmë disa elemente të Statutit, për të cilat besojmë se mund t’i japin më shumë fuqi vendimmarrjes brenda PS-së, për të mos u kritikuar se pse flet vetëm një njeri dhe nuk flasin forumet e PS-së”, - është shprehur Blushi në daljet e tij publike. “Së dyti, është cilësia e PS-së në opozitë. Çfarë opozite do të bëjmë ne, çfarë raportesh do të kemi me qeverinë në fuqi, sa pragmatist dhe sa qëndrestar do jetë Grupi Parlamentar? Dhe, nëse këto rregulla zbatohen dhe ka një nocion që mund ta ndajnë të gjithë bashkë, dhe dalim në një kongres me këtë frymëmarrje, Grupi Parlamentar do të jenë më i motivuar dhe nuk ka asnjë arsye të ketë shizma në perspektivë. E treta është një korrektim i doktrinës së PS-së”, - ka theksuar deputeti i PS-së.
Kongresi
Kongresi i Jashtëzakonshëm i socialistëve do të mbahet më 29 gusht. Mësohet se Kongresi do t’u përmbahet dy pikave të rendit të ditës, të miratuara në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, siç është miratimin e rezolutës për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare dhe nisjen e procedurave për zgjedhjen e kryetarit të ri të PS-së pas humbjes së zgjedhjeve. Burime nga selia rozë pohojnë se do të tentohet të shmanget analiza e humbjes së zgjedhjeve dhe e gjithë vëmendja do të përqendrohet te qëndrimi që PS-ja do të mbajë ndaj zgjedhjeve, duke i cilësuar ato të papranueshme dhe jashtë standardeve. Shumë struktura lokale të PS-së po e mbështesin këtë qëndrim, madje duke kërkuar edhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme. Kongresi i Jashtëzakonshëm i 29 gushtit mblidhet për shkak të ndërprerjes së mandatit të kryetarit Rama në zbatim të Statutit dhe do të bëjë administrimin e kandidaturave dhe platformave konkurruese të kandidatëve, Rama, Blushi e Malaj. Më pas zgjedhja e kryetarit të ri do të bëhet sipas parimin “një anëtar, një votë”, ku do të marrin pjesë anëtarësia e PS-së në bazë.
Edi Rama
“Zëri im është bashkuar me zërin e Asamblesë Kombëtare në rezolutën që përcakton qartësisht qëndrimin tonë për zgjedhjet e 28 qershorit. Është zëri i përbashkët i Asamblesë, që i kërkoi Kongresit të Jashtëzakonshëm miratimin e këtij qëndrimi, me synimin për ta pozicionuar qartë Partinë Socialiste në raport me maskaradën zgjedhore dhe piketuar rrugën e një opozite që do të synojë zgjedhjet e parakohshme”.
Arben Malaj
“Unë garën time e mbështes në tri elemente të rëndësishme. Në përkushtimin për një punë pa kufi për t'i kthyer PS-së gjithë energjinë. Në institucionin e mirënjohjes për çdo socialist, në fleksibilitetin që duhet të kemi përballë koalicioneve, kompromiseve dhe aleancave të domosdoshme që Partia Socialiste të fillojë dhe të zgjerohet në mbështetjen e saj publike si parakusht për të qenë fituese në zgjedhjet e ardhshme”.
Ben Blushi
“Janë tri elemente ku ne do investojmë në këtë kongres. Së pari, demokratizimi i Partisë Socialiste, duke u dhënë më shumë fuqi forumeve me ndryshime statutore. Ne do kërkojmë të ndryshojmë disa elemente të Statutit, për të cilat besojmë se mund t’i japin më shumë fuqi vendimmarrjes brenda PS-së, për të mos u kritikuar se pse flet vetëm një njeri dhe nuk flasin forumet e PS-së”.
18 Gusht 2009