E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo, padi penale civile Ballës për shpifje

Vetëm pak orë më vonë, pasi mbaroi interpelanca në sallën e Kuvendit, ministri Genc Pollo ka vendosur të reagojë institucionalisht duke deklaruar se do të padisë deputetin Tauland Balla për shpifje. “Kundrejt shpifjeve të deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë seancës së sotme (djeshme) plenare të Kuvendit të Republikës, ministri Genc Pollo u përgjigj se “Nuk jam i vetmi që e mendoj dhe që e them se disa deputetë të Partisë Socialiste, jo të gjithë ata, demonstrojnë në këtë sallë një deformim të madh njerëzor, madje një deformim anatomik, pasi, siç u pa te parafolësi, anusi ka zëvendësuar laringun. Por unë, ashtu siç veproi edhe filozofi i lashtësisë Sokrati, kur ia kafshoi këmbën qeni, nuk do të doja t’i përgjigjesha në të njëjtën mënyrë.”, - thuhet në njoftimin e shpërndarë për media nga ministria që drejtohet nga Pollo, ku natyrisht citohet një pjesë e përgjigjes së dhënë prej tij në seancë plenare. Më tej në këtë njoftim bëhet e ditur se “Pas kësaj, ministri Pollo po shqyrton mundësinë për të ngritur një padi penale e civile për shpifje, kundrejt deputetit socialist Taulant Balla”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›